Në emisionin Click, të transmetuar ditë më parë në tv21 është diskutuar për vrasjet politike qe kanë ndodhur gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Driton Selmanaj, ka thënë se të gjitha vrasjet që lidhen me vrasjet e luftës nuk mundën me u parashkrua.

Sipas Selamanajt, do të vijë një moment që dikush do të merret me këto vrasje.

Ai ka përmendur rastin e plagosjes së Fetah Rudit, aktivist dhe anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ishte plagosur nga persona të panjohur dhe sot e asaj dite ka mbetur në karrocë.

Selmanaj duke folur për këtë rast ka thënë se ka pas informata që ata të cilët kanë plagosur zotin Rudi kanë bërë ndeshje po në të njëjtën ditë, në Shtime dhe kanë vdekur, sapo janë larguar nga vendi i ngjarjes ku e kanë plagosur atë.

“Kush janë ata të vrarë, kush janë ata të mbytur që kanë pasur aksident, thjesht ku janë? Ata dihen, UNMIK-u ka pas të dhëna qysh në atë kohë, EULEXI i ka ato të dhëna dhe sot pse mos t’i ketë kryeprokurori i shtetit ato dhe të filloj atë hetim”. ka deklaruar Selmanaj./BS/

Deklaratën e Driton Selmanajt mund ta ndiqni nga minuta e 45.15

SHPËRNDAJE