uefffBorin Shehu është vlerësuar me çmim nga UEFA si fansi më i mirë i Kombëtares së Shqipërisë, e cila luajti mbrëmë me Rumaninë. Ai ka vendosur që të mbështesë ekipin e zemrës në një mënyrë mjaft të çuditshme.

Djali nga Shqipëria, që studion për art në Francë, kishte bërë krahët gjigantë të shqiponjës dhe më pas i kishte vendosur në shpinë. Borin Shehu nuk mjaftohej me kaq, por kishte lyer edhe fytyrën dhe mbante veshur rrobat tradicionale. Kjo mënyrë mbështetjeje e Kombëtares, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s, e cila për disa herë e nxori në monitorin gjigant që ndodhej në stadium.

Më pas ata u interesuan për emrin e djaloshit shqiptar dhe e thërritën për t’i dhënë çmimin si fansi më i mirë. Këto kanë qenë momente magjike për studentin. Ai nuk e mendonte kurrë që veprimi i tij do të vlerësohej kaq shumë. Borini ka bërë një status në “Facebook”, ku shpreh krenarinë e të qenit shqiptar.

“Jam shqipe, shqiponja dykrerëshe. Dragoi i Dragobisë, dragoi i lindjes. Krahët mbulojnë trojet shqiptare. Nga sqepi shkabë del zjarr llavë, e djeg armikun nga qiell i lartë. Se jam shqiptar, i kuq si flaka”, shkruan i riu nga Tirana.

SHPËRNDAJE