preshh11Bernë 20 qershor  -Sipas “Presheva jonë” rreth 50 mijë shqiptare nga Lugina e Preshevës gjenden aktualisht ne vendet e BE-së deri në Amerikë. Vetëm në Zvicer janë mbi 20 mijë sish. Kjo është diaspora shqiptare qe vjen kryesisht nga tre qytete: Medvegja, Bujanoca dhe Presheva si dhe ne qytete tjera te Serbisë, deri në Beograd e Novi Sad.

Sikur Serbia të rrespektonte edhe shqiptaret e Lugines se Presheves, siq rrespekton edhe parate e tyre ?!

Ata janë larguar viteve te fundit si dikur vëllezërit e tyre kosovar para vitit 1999, për shkaqe tashme të njohura politike dhe ekonomike, migracion ky i cili edhe sot vazhdon për shkak politikave diskriminuese, shkruan agjencia e lajmeve «Presheva jonë»

Sikur Serbia të respektonte edhe shqiptaret e Luginës se Preshevës, siç respekton edhe paratë e tyre?!

Këta emigrantë nga Serbia ne drejtim te Zvicrës apo vendeve tjera te BE-së në vitet e fundit nuk kanë migruar vullnetarisht apo për qejfi, por këtë e bene për arsye të imponuara, njëjtë sikur vëllezërit e tyre në Kosovë para 1999, qoftë për arsye politike, nga presioni apo për çështje ekonomike.

Do theksuar se nesër ne Zvicër gjendet për një vizite njëditëshe kryeministri serb Aleksander Vucic dhe është interesant te thuhet, se ai as pas tri vizitave nuk ka takuar kurrë diasporën shqiptare (nga Lugina e Preshevës) qe i konsideron si “qytetarë te saj” ?! Injoranca ndaj qytetarëve të Serbisë, ne këtë rast ndaj shqiptarëve ne Luginën e Preshevës nuk është e re. Edhe në epokën e Millosheviqit, kur Kosova ishte nën sundimin e Serbisë, autoritetet e Beogradit nuk kane kanë takuar asnjëherë diasporën shqiptare, “qytetarët e tyre” e Kosovës, komuniteti më i madh i huaj në Zvicër. Me ketë mund të thuhet se Serbia don paret e shqiptareve, por jo edhe ata?!

Miratimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës, reagime në Luginën e Preshevës provokuar. Udhëheqësit politikë kërkojnë reciprocitet në mes të Luginës së Preshevës shqiptare dhe serbëve te Veriut të Kosovës.

Sipas burimeve të « Presheva Jonë» diaspora shqiptare nga Lugina e Preshevës (Zvicra dhe vende të tjera evropiane), edhe pse injorohet nga Beogradi, ata për çdo vit mbushin arkat e buxhetit te Serbisë me rreth 60 milionë euro, vetem nga Zvicra 20 milion euro ?!

Në lidhje me Luginën e Preshevës, e cila ishte bërë një “kamp refugjatësh”, këta muajt e fundit më shumë emigrantë (siriane dhe afganë) sesa njerëzit.

Do theksuar se Zvicra ka bashkëpunim te mire me liderët e Luginës se Preshevës e cila është prezent me një ser aktivitetesh, aksionesh dhe projektesh humanitare dhe politike ne avancimin e proceseve demokratike dhe zhvillimit te këtij rajoni me te varfër ne Serbi dhe Evropë.

SHPËRNDAJE