Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është shpallur futbollisti më i mirë në Evropë sipas UEFA-s, duke lënë pas vetes yjet si Cristiano Ronaldo e bashkëlojtarin te Barcelona, Lionel Messi.

Në ceremoninë madhështore të mbajtur në Monaco, krahas tërheqjes së shortit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, UEFA shpalli edhe futbollistin më të mirë të Evropës. Sipas tyre ky epitet i takon mesfushorit spanjoll të Barcelonës, Andres Iniesta. Ky i fundit vlerësohet ndër më të merituarit për lojën e mirë të Barcelonës dhe shkëlqimit të Lionel Messit. Edhe pse Barcelona mbeti pa trofe në edicionin e fundit, Iniesta ia doli të lë pas edhe portugezin e Cristiano Ronaldo i cili me Real Madridin u shpallë kampion i LA Ligës, por vendimtar doli jetë paraqitja impresive në kampionatin evropian me Spanjën, kur Iniesta ishte ndër më të dlluarit për spanjollët të cilët u konfirmuan sërish kampion kontinental.

SHPËRNDAJE