Për Amir Rrahmanin, sot është një ditë e veçantë.

Futbollisti kosovar në fakt e feston sot ditëlindjen e 28-të.

Qendërmbrojtësin e Napolit e kanë uruar personalitete të ndryshme, e kryesisht futbollistë të njohur, bashkëlojtarë apo edhe ish-bashkëlojtarë.

Por, një urim special përfaqësuesit kosovar i ka ardhur edhe nga UEFA, shkruan “Gazeta Express”.

Shtëpia e futbollit evropian, përmes grupit të krijuar për Kampionatin e ardhshëm Evropian, e ka bërë një postim për nder të futbollistit kosovar.

UEFA e ka përcjellë urimin me një video ku shihet Rrahmani duke shënuar për Kosovën.

Rrahmani është sot njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë.

SHPËRNDAJE