Futbollistët dhe sportistët në përgjithësi janë bërë bashkë me një thirrje të vetme: “Jo luftë” pasi Rusia e nisi sot një sulm ushtarak tokësor dhe ajror ndaj Ukrainës.

Futbollisti i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko ishte më i zëshmi, pasi e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin dhe uroi që ky i fundit ta ketë një vdekje me plot dhimbje.

E kundër luftës ka dalë edhe legjenda ukrainase, Andriy Shevchenko, i cili e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u lutur që të mos ketë pasoja, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, edhe futbollisti tjetër, Roman Yaremchuk e shprehu krenarinë e tij që është ukrainas dhe ia dha mbështetjen e plotë vendit të tij pas tensioneve të sotme.

Ata urojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimi t’i dalin në mbrojtje Ukrainës, e cila u sulmua nga agresori rus.

Kundër luftës së nisur nga presidenti i shtetit të tij ka dalë edhe futbollisti rus, Fedor Smolov, i cili shkroi sot në “Instagram: “Jo, jo luftë”.

SHPËRNDAJE