Nyon, UEFA, 5 shkurt  -Sot në stadiumin Enschede të Holandës është zhvilluar ndeshja mes KF Twente dhe KF Feyenoord meqë rast tifozët “holandez” sigurisht me origjinë serbe kanë provokuar masën me një banderolë të madhe ku shkruante “Kosova është Serbi”

Banderola e madhe prej 12 metrash ishte ngritur në stadiumin në Enshedeu të Holandës në zonën  ku është e rezervuar për tifozët më besnikë të klubit, grupet e mbështetësve të KF Twente.

Zyrtarët e UEFA-s me seli në Nyon sot i kanë deklaruar agjencise se lajmeve  “Presheva jonë” se FC Twente padyshim e pret dënimi, për ketë provokim nga tifozët me “Kosova është Serbi” pas të cilit provokim qëndrojnë serbët me shtetësi holandeze. Sipas zyrtares  UEFA-s së M.K. për këso lloj provokimesh ndaj Kosovës edhe më parë kur Kosova nuk ishte anëtare e jona, ishin dënuar provokuesit. Kurse sot, Kosova, si anëtare e jona, padyshim se do të dënohet ky provokim i papranueshëm me “Kosova është Serbi”. Për formën e dënimit ju njoftojmë ditëve te ardhshme, tha zyrtarja e UEFA-s.

Menaxheri Twentes, z.Jan van Halst për mediat holandeze ka thënë se klubi plotësisht është i habitur se nuk kishin asnjë shenjë për një gjë e tillë mund të ndodhte. I cili ka kërkuar falje nga Kosova dhe shqiptaret. Sa i përket dënimit për ketë provokim,  ai ka thëne se kjo varet nga UEFA. Ndryshe Klubi ka lëshuar një deklaratë për shtyp u distancua nga provokimet e tifozëve huligan, citon “Presheva Jonë”

Do theksuar se ne KF  Twente luajnë edhe dy lojtarë nga Kosova – Bersant Celina i ardhur nga Manchester City dhe Enis Bunjaki dhe të dy luajnë për ekipin kombëtar të Kosovës. Sikur për Calinën ashtu edhe për Bunjakun banderola me mbishkrimin “Kosova është Serbi  ishte provokative, të cilët kane kërkuar nga UEFA të dënohen jo ekipi por autorët e këtij provokimi, pas të cilit padyshim janë tifoz me orgjinë serbe.

Nga kjo ndeshje sikur nisen “dënimet” e para ndaj KF Twente e cila humbi me 2:0 nga KF Feyenoord. Pas kësaj e pret dënimi tjetër nga UEFA

SHPËRNDAJE