Shtatë për qind të priftërinjve katolikë akuzohen se i kanë abuzuar fëmijët në Australi mes viteve 1950 dhe 2010, por akuzat kurrë nuk janë hetuar, sipas të të dhënave të një raporti tronditës të hetimit ndaj pedofilisë në kishë.

Janë raportuar 4.444 incidente të dyshuara të pedofilisë te autoritetet e kishës dhe te disa dioqeze, dhe më shumë se 15 për qind të priftërinjve janë autor të krimit, është thënë në Komisionin Mbretëror për Përgjigje Institucionale ndaj Abuzimit Seksual të Fëmijëve, transmeton Express.

“Mes viteve 1950 dhe 2010, mbi shtatë për qind të priftërinjve kanë qenë autor të dyshuar të krimit,” ka thënë avokati Gail Furnes.

“Fëmijët janë injoruar apo edhe më keq, janë ndëshkuar. Dyshimet nuk janë hetuar. Priftërinjtë dhe figurat fetare janë zhvendosur,” ka shtuar ai./Gazeta Express/

SHPËRNDAJE