Asnjë prej partive politike shqiptare në Maqedoni nuk ka ndërmend të respektojë ultimatumin e caktuar nga “UÇK” për të lëshuar institucionet shtetërore. Madje përfaqësuesit e partive shqiptare në pushtet dhe në opozitë nuk dëshirojnë as të komentojnë zyrtarisht këtë ultimatum, duke vlerësuar se nuk është e qartë kush qëndron pas tij. UCK ultimatum 72 ore forcave maqedone dhe liderëve shqiptare ose leshoni djemt tane ose lufte, Tash zgjidhni !, ka shkruar gazeta Lajm, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

UCK: Deri te enjten kane kohe te mendohen forcat maqedone dhe lideret albanofon ne FYROM!

Partitë shqiptare në Maqedoni nuk komentojnë ultimatumin e “UÇK-së”, mbeten në institucione

Ultimatumi 72 orësh skadon sonte në mesnatë natës, përmes të cilit “Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së në Shkup” kërkon nga faktori politik shqiptar në Maqedoni, për të lëshuar institucionet shtetërore, duke përfshi edhe Parlamentin, shkruan Gazeta Lajm. Në të kundërtën, në Komunikatë thuhet se ata që nuk do të respektojnë këtë ultimatum, do të gjykohen sipas Ligjeve ushtarake.

Në ndërkohë policia maqedonase ka filluar hetimet lidhur me Komunikatën numër 6 të “Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” e cila u lëshua në opinion para dy ditëve. Burime të Gazetës Lajm thonë se pas kësaj komunikate policia ka hapur rast të veçantë, në kuadër të cilit po zhvillohen hetim për të mësuar se kush qëndron pas kësaj komunikate. “Informacionet e para policore flasin se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim serioz. Komunikata të tilla ka pasur edhe më herët”, thonë nga MPB.

SHPËRNDAJE