Shqipëri quhet toka deri në Nish. Kështu shprehet veprimtari i shquar dhe ambasador i gjuhës shqipe, akademiku shqiptar nga Medvegja prof.dr.Idriz Ajeti i cli sot ka mbusht plote 100 vjet jeten, në një intervistë për agjencinë e lajmeve « Presheva jonë » ku dje ne vendlindje e tij ne Medvegjë  eshte organizuar një konferencë shkencore dedikur jetes dhe veprimtarise se akademikut prof.dr. Idriz Ajeti, një nga studjuesit më të shquar të Albanoligjisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

As Veriu as Lugina jo të Serbisë. Ato janë të Kosovës, të Shqipërisë !

Në ket intervistë te akademike Ajetit ne agjencie e vetme shqipatare ne Luginen e Presheves thotë se «Pas prishjes së Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1941 Kosova, bashkë me Luginën e Preshevës i takoi Shqipërisë, gjë krejt normale sepse zonat i lidhte jo vetëm, historia, gjuha dhe flamuri por edhe doket, traditat, kultura…”

“Mesazhi im dretjra Beogrdait eshte i qarte se as Veriu as Lugina jo të Serbisë. Ato janë të Kosovës, të Shqipërisë ! Kurse mesazhi tjeter per popullin tim ne Lugine do të ishte që mundësisht popullsia, sidomos rinia jonë të mos lëvizin nga trojet e tyre etnike. Në këtë drejtim mund të kontribuojnë me shumë edhe partitë politike dhe intelektualët në Medvegjë dhe në mbarë Luginën e Preshevës. Për të penguar ketë eksod edhe komunat mund të bëjnë më shumë për t’ju siguruar punë, perspektivë. Lideret e Preshves duhet te punojnë dhe verpojne kombëtarisht e t’mos realizojne apetitet dhe planet e Beogradit per ta zbrazur Luginen, por duhet te hapin vende pune, perspektiva.. Ndryshe Lugina e Preshevës nuk mund të quhet Kosovë Lindore pa shqiptarë. Rinia mund të lëvizë për të kërkuar punë apo studiuar, por kurrsesi t’i kthjenë shpinën përgjithmonë vendlindjes dhe të mos e harrojë atë, të kthehen aty ku kanë lindur ata dhe të parët e tyre. Ne dhe askush nuk ka të drejtë apo mund ta detyrojë dikë të mos lëvizin nga vendi kur ai është i kërcënuar apo ushtrohet dhunë seri mbi ta, sepse ne bile sot që jemi në Kosovë e dimë mire se Serbia të vetmen armë, për spastrimin etnike e përdor mjetet e dhunës, provokimet dhe diskriminimin të cilat do të nxisnin shpërnguljet e imponuara sepse askush sot nuk ka dëshirë ta lëshojë vendlindjen pa pasur ndonjë hall të madh…” ka thëne ne vazhdim akademik Ajeti ne këte interviste ekskluizive per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Shqipëria jonë, toka jonë është deri në Nish….

Akademiku Ajeti fillimisht ka pohuar se «Lugina e Preshevës pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. Ju, a nuk po e shihni se Serbia për 2 dhe 3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitullimit ende vazhdon ta quajë Kosovën, Serbi?!

Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës po i realizon me sukses. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerueshme. Sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artificialisht shumicë.

Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesa dërrmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre.

Këtu kisha pasur dëshirë të përkujtoj se, qysh nga koha e luftës 1941-‘45, ashtu edhe në kohën e sundimit të Miloshevicit, shqiptarët e komunës së Medvegjës, nga më pak se dhjetë katunde, zunë, herë më pak e herë më shumë, të lëvizin, të luajnë nga vendi stërgjyshor pos në Kosovë sot edhe në drejtime të ndryshme.

Fundja edhe shqiptarët, sikur të mos jenë të diskriminuar apo sikur t’i kishin kushtet sikur serbët në Medvegjë apo Nish sigurisht nuk do ta braktisnin vendin e tyre…

Shqipëria jonë, toka jonë është deri në Nish. Këtë e kanë thënë dhe vet intelektualët, historianët serb se ne jemi autokton, kurse serbët ardhacakë..»

Akademiku Idriz Ajeti është lindur në Topalë të Medvegjës së Kosovës Lindore. Shkollën fillore e ka mbaruar në Banjën e Sijarinës më 1930, ndërsa atë mesme në Shkup më 1938, kur në atë kohë Serbia dëbonte shqiptarët nga trojet e tyre etnike në drejtim të Kosovës apo Shqipërisë, por një pjesës e madhe nga ky presion detyrohej të shpëngulen në Turqi. Akademiku Idriz Ajeti është dhe mbetet ndër emrat më të njohur në fushën e linguistikës dhe ambasador i kulturës shqiptare. Ai ka marrë disa cmime mirënjohje. Në vitin 1958 ka mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën: “Zhvillimi historik i formës gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë” Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës. Në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

 

SHPËRNDAJE