Erdogan dënon nazizmin dhe racizmin pas ndalimit të vizitës të një ministri turk në Holandë

STAMBOLL, 12 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dënoi sot qëndrimin e Holandës duke kujtuar nazizmin dhe fashizmin, pas ndalimit nga Holanda të vizitës së një ministreje turke, e cila do të merrte pjesë në një miting të fushatës për riforcimin e pushteteve të tij. Ndryshe gazetat evropiane kane përcjellur reagimet e Ankares zyrtare: Erdogan: Holanda do ta paguj këtë shtrente (“Erdogan: «Les Pays-Bas devront en payer le prix»”

Në një fjalim në Stamboll, Erdogan konfirmoi se trajtimi i rezervuar për ministren e tij dhe zyrtarë të tjerë turq në Evropë do të çonte në një rritje të racizmit dhe fashizmit.

Erdogan konfirmoi se Holanda do ta paguante çmimin për dëbimin e ministres së Familjes, Fatma Betul Sayan Kaya dhe për refuzimin e autorizimit të një vizite të kreut të diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu

“Holanda do ta paguajë”, shtoi ai.

Erdogan përshëndeti gjithashtu Francën për autorizimin e vizitës së shefit të diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu.

“Franca nuk bie në këtë kurth”, shtoi ai.//ec/

SHPËRNDAJE