Preshevë, 12 mars – Cili është Faik Rexhepi, preshevari fjalëpakë me zemër të madhe. Akti guximtar i tij përballë policisë serbe para Hotel Grandit bëri jehonë e mori dhenë në mediat tona e më gjerë. Sa di opinioni ynë për Faik Rexhepin?! Si ndodhi ngjarja, dhe pse u shqua Faik Rexhepi nga të tjerët? , për gjitha këto shpjegon ekskluzivisht më poshtë shpjegon me fakte historiani ynë i mirënjohur prof.dr. Ramiz Abdyli për agjencinë informative kombëtare “Presheva jonë”.
Në Historinë tonë më të Re, të periudhës postkomuniste, kemi njohur zhvillime të furishme, kemi mësuar për epope, e bëma të personaliteteve, si dhe prej figurave që i kanë mbijetuar dhunës e terrorit serb. Midis këtyre të fundit është edhe Faik Rexhepi, për të cilin është shkruar pak, madje shumë pak në raport me kontributin e tij , do të thoshim në raport me guximin e tij te rrallë, i cili përfaqëson qëndresën e pashembullt e simbolike duke e sfiduar policinë serbe me pozën e tij të njohur këmbëkryq para Hotel Grandit në Prishtinë më1990, me atë gjest guximtar, mbase të pashembullt për llojin e tij.
Po ata qe iknin, këmbët ne shpindë kush ishin?
Është për t’u vënë në dukje se qëndrimi i pashembullt i F. Rexhepit, të do të shërbente si një ekzemplar i rrallë në masmedia për të shërbyer si një shembull i qëndresës së shqiptarëve në Kosovë, dhe përtej saj, në trojet Arbënore në periudhën para Luftës. Një guxim i rrallë që shëmbëlleu gjithandej në trojet tona, në Kosovë, në Shqipëri, Luginë të Preshevës, në Maqedoni e në Mal të Zi si një model i paparë deri atëherë i qëndresës antiserbe.
Për ngjarjen, para Hotel Grandit në Prishtinë më 1990, me interes të veçantë për historinë tonë më të re te Kosovës. Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje për të shkroi sdhkruna shjumer autore, per ne vazhdim po jam reefimin ekskluziv te prof.dr.Ramiza Abdylin, historian. Po, cili ishte motivi që e kishte nxitur Faik Rexhepin të qëndronte në pozicionin e tij të njohur këmbëkryq?! Për guximin e F. Rexhepit do të frymëzohej poeti e shkrimtari ynë i njohur, Rexhep Hoxha, duke përjetësuar atë ngjarje të rrallë në historinë tonë të re në një prozë të tij,ku ndër të tjera do të shprehej:”“[…] ajo skene, sa e tmerrshme, aq edhe zemërdhënëse, kur një bir i një nëne shqiptare ulet këmbëkryq mbi asfalt
Fotoja e Faikut këmbëkryq do të dukej në disa gazeta, televizione e në internet, madje edhe për ngjarje që nuk kishte të bënte me rastin e Faikut, siç ishin demonstratat e vitit 1981-shit atëherë kur i nevojitej dikujt ajo për t’i dhënë frymë e kuptim të veçantë asaj ngjarje.
Si ndodhi ngjarja, dhe pse u shqua Faik Rexhepi nga të tjerët?
Tregimi për Faik Rexhepin ngjau më 30 gusht të vitit 1990, me rastin e vizitës së miqve amerikanë (SHBA) në Kosovë T. Lantosh dhe Xh. Dioguardi. Lajmi për ardhjen e miqve të shtrenjtë nxitën dhjetëra mijëra të rinj për t’i pritur e përshëndetur ata jo vetëm nga të rinjtë e Prishtinës, e viset e tjera të Kosovës, por edhe nga Lugina e Preshevës dhe Maqedonisë.
Ata mikpritës liridashës, gumëzhitnin nga brohoritjet rrugëve të kryeqendrës së Kosovës. Qyteti sikur dridhej nga turma e madhe e brohoritjet e saj”USA-USA”,” mbahu nëno mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë” etj. Dhe, kur turma do të përqendrohej para Hotel Grandit, ku mysafirët ishin vendosur, duke i brohoritur pa ja nda SHBA-ve e Lirisë së Kosovës, policia serbe e armatosur deri në dhëmbë, kishte marrë urdhrin për të ndërhyrë, pa kursyer kërbaçët, gazin lotsjellës e topthat e ujit.
Në rrethanat e krijuara, secili prej demonstruesve duhej të gjente rrugëdaljen për t’i shpëtuar ndërhyrjes mizore të këtyre forcave. Në atë rrëmujë, kur policia speciale serbe do të fillonte të godasë pamëshirshëm, sa çel e mbyll sytë turma dhjetëra mijëshe do të shpërndahej, kush kah sytë këmbët. Dhe, në ato çaste kritike Faik Rexhepi do të vendoste të mos ndiqte rrugën e demonstruesve të tjerë, sepse ishte lodhur nga ajo mënyrë e protestimit, por vendosi të qëndronte aty, për të sfiduar policinë serbe, duke marrë pozicionin e mirënjohur: Këmbëkryq me një dorë në mjekër, tjetrën në gju, duke lënë përshtypjen e një medituesi të thellë,I vendosur për të mbrojtur duar thatë Lirinë e Kosovës e të shqiptarëve, me domethënien “Përtej Atdheut tim nuk kam ku të shkoj”. Simbolika e asaj poze ishte mahnitëse e fantastike për ndonjë demonstrues të lënduar që kishte mbetur aty, edhe për policinë serbe, sepse nuk i kishte shkuar mendja askujt deri atëherë ta bënte një trimëri të tillë.
Hazir Reka eshte fotoreporteri jo pse dinte se nje dite do t ebhej dhender presheva, por taalenti dhe kampera e tij magjike e kapi rastesisht njeriun e ulur këmbëkryq dhe me faqen lëshuar në pëllëmbën e dorës së majtë përpara hotel “Grand (….) nja dhjetë a dymbëdhjetë policë, të ngarkuar me të gjitha pajisjet luftarake, që shkonin si egërsira drejt tij .Në prapavijë të tij shihen me qindra demonstrues duke ikur me vrap duke ikur nga policia si nga djalli. Ai qëndroi i ulur dhe ata e goditën pamëshirshëm me kërbaç, derisa humbi vetëdijen për pak çaste….”
Gruaja trimëreshë që mori guximin ta shpëtonte Faikun nga kthetrat e xhelatëve, të dërmuar rëndë nga të rënat e shkopinjve, kondakëve të automatikëve e shqelmave ishte Fahrije Morina, një sportiste e shkathët. Ajo kur e pa që mbi Faikun kishin hipur disa policë duke i rënë sa po mundeshin me shkopinj gome, grushte e shqelma do t’u bërtiste atyre me një ton kërcënues; ”Si nuk ju vjen turp, jeni duke e mbytur njeriun”. Do t’u afrohej atyre dhe përsëri me ton të lartë do të përsëriste me gjithë fuqinë fjalën ”Lëshojeni”.
Megjithatë, ata do të vendosnin ta çonin në stacion të policisë. Dhe kur po e tërhiqnin zvarrë për ta hipur në xhip, ajo përsëri do tu thoshte më një zë kërcënues ”Ku po e çoni, si nuk ju vjen turp”. Ata do të stepeshin e për një çast e do ta lenin të lirë Faikun, gjysmë të vdekur, sigurisht me urdhrin eprorit të tyre. Fahrija guximtare, do ta merrte përkrah Faikun e do ta hipte në makinë dhe do ta shpinte në shtëpinë e saj për t’ia dhënë atij ndihmën e parë. Pas ndonjë ore ai do të vinte në vete e do të shkonte në shtëpinë e tij si një fitues i madh në zymtësinë e Kosovës.
Guximin pashoq të llojit të tij më së miri do ta përjetësojë Rexhep Hoxha në një përmbledhje prozash:”[…} kujt si kujtohet ajo skena, sa e tmerrshme, aq edhe zemërdhënëse, kur një bir i një nëne shqiptare ulet këmbëkryq mbi asfalt . Ulet si far shkëmbi i rrokullisur prej malit dhe s’ luan breshkat e çelikta, i hipur përsipër për ta dëmtuar por ai qëndron i patundur . Ku është ai tash, pyet Kosova…” Çdo koment i këtij frymëzimi për të përjetësuar një ngjarje realiste do të ishte i tepërt, sepse Faiku me aktin e tij ai e përjetësoi veten në Historinë tonë më të Re.
Pasojat
Faiku në ditët në vijim do të thërritej nga policia serbe e do të merrej në pyetje e do t’i kërcënohej se do të dënohej për qëndrimin Këmbëkryq me disa vite burgim, madje do të përdorej metoda e frikësimit se do të likuidohej, duke ia lënë rrugën e hapur dritaren e hapur për shpëtim, siç veprohej në këto raste e që ishte arratisja jashtë vendit, që do të thoshte, një armik më pak.
Kërcënimi do të përsëritej disa herë nga kjo polici. Do të mbahej me orë të tëra për ta frikësuar e detyruar që të merrte arratinë Faiku ishte i vendosur të qëndronte në truallin e stërgjyshërve të tij me çdo çmim. Ai në këto raste do të pëshpëriste: “Ju jeni të fortë, e mund të bëni çfarë të doni, por unë këtë kam Atdhe , nuk kam ku të shkoj përtej tij”. Dhe kështu radhazi, ky refren ,do të përsëritej për të satën herë. Zonja e tij, Hyria, e frikësuar për fatin e të shoqit e të fëmijëve ende të vegjël i ishte mbushur mendja se rruga e vetme e shpëtimit ishte largimi diku gjetiu jashtë Kosovës në Preshevë, apo në Perëndim, por Faiku ishte i vendosur si gjithnjë për të mos lëvizur këmbën nga Kosova.
Do t’ia kthente edhe asaj për të satën herë “Ky është Atdheu im, përtej tij nuk kam ku të shkoj”. Për këtë ishte i vetëdijshëm, sepse, edhe arratisja jashtë vendit nuk ishte asfare, madje edhe atje vepronin duart e zgjatura të sigurimit shtetëror serb. Po a nuk i kishin likuiduar atdhetarët e devotshëm si Jusuf Gërvallën, Bardhoshin, Kadri Zekën, Enver Hadrin e të tjerë. Prandaj qëndrimi në Atdhe kishte domethënie shumëfishë më të madhe.
Nuk ka dalë rastësisht fjala e urtë “Guri peshon më shumë në vendin e vet”. Prandaj Faiku ishe i vendosur të qëndronte këtij. Po të donin ata të sigurimit serb do ta arrestonin e do ta vrisnin, por në Atdheun e tij, pranë të afërmve e miqve të shumtë. Nga përndjekjet ai ishte lodhur prandaj e kishte ndarë mendjen, le të bëhej çfarë të bëhej. Dhe, kur ata të sigurimit do të konstatonin se ai nuk frikësohej prej fjalëve nuk do të thërritej në polici.
Po cili është Faik Rexhepi?
Faiku është preshevas, i lindur në një familje zejtare të asaj qyteze, më 1941, në familjen e Kelmendeve. Që nga vegjëlia ai do të mësonte shumëçka nga prindërit e tij, sidomos nga e ëma, Eminja, për pushtuesit e huaj, sidomos atë serb. Ajo ishte nga dera e një familje të shquar atdhetare të Kurbalisë së Karadakut, motra e Xheladin Kurbaliut, personalitet me famë në Karadak, Luginë, e më gjerë në trojet etnike shqiptare. Ai nga motra e tij kishte mësuar shumëçka për politikën e egër të pushtuesve, serbë. Ai për këto kishte mësuar gjatë qëndrimit disavjeçar në kazamatin e Nishit në periudhën midis dy luftërave botërore.
Faiku për nënën e tij do të shprehej: ”Ajo në fakt ishte frymëzuesi kryesor i imi,burimi i informacioneve të shumta(…)”. I kujtohet atij kur policia serbe në fëmijërinë e tij kishin mësy shtëpisë së tyre në Preshevë, në kërkim të Xheladin Kurbalisë (1946), duke kërkuar gjithandej në oborr e nëpër dhoma, madje duke gërmuar nën dhe e nën dysheme, pa kursyer dëmet materiale. Ajo do t’u kundërvihej atyre “Çfarë po kërkonin nën dhe, pse po gërmoni nën dysheme, mjaftë më se m’i frikësuat fëmijët, shkoni e lypeni gjetiu?!”.