Ditë më parë, KF Prishtina u shpall kampion i SuperLigës së Kosovës pas një edicioni me ulje ngritje, por që në fund skuadra e Prishtinës tregoi qëndrueshmëri dhe seriozitet në lojë duke u renditur e para në tabelë.

Përveq suksesit të Prishtinës i cili u komentua mjaftë nëpër media, gjithashtu shumë u folë edhe për trofeun me të cilin u përgëzua kampioni i Republikës së Kosovës, pra u komentua kupa me të cilën Federata e Futbollit të Kosovës e nderoi kampionin më të ri të vendit, e që përfundimisht u vlerësua si një trofe dinjitoz, formati dhe modeli i të cilin po gjykohet të jetë i pandryshueshëm në të ardhmën, pasi që i plotëson të gjitha kushtet për të nderuar një sezonë plot sakrifica e mund për një kampion.
Përveq dizajnit të bukur, “Presheva Jonë” merr vesh se edhe materiali i përdorur për këtë trofe është i një metali të cmuar, i cili është argjend e që vërehet edhe nga pamja e ngjyrës, cka ja shton edhe më shumë bukurin dhe krenarinë për atë që e ka fatin ta ngriej në qiell.
Më poshtë po ju paraqesim edhe trofetë e fqinjëve tanë, pra të ligave supëriore të fqinjëve tanë si Shqipërisë dhe Maqedonisë trofe këta të cilët dorën në zemër as për nga dizajni (kupto nuk kanë dizajn unik, pra mundesh me i gjetë nëpër sport-shop), por as nga materiali me të cilin janë punuar nuk i afrohen trofeut të kampionit të SuperLigës së Kosovës me të cilin kësaj rradhe u nderua Prishtina dhe Plisat.

Shihni dhe vlerësoni vetë:

Trofeu i Ligës Superiore të Shqipërisë

 

Trofeu i kampionit të Super Ligës së Maqedonisë së Veriut
Trofeu i fituesit të SuperLigës së Kosovës
SHPËRNDAJE