Hagë, 4 maj  –

Gjykatësja Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, sodt ka mbatur  nje konferencë për shtyp në ndërtesën e Dhomave të Specializuara këtu në Hagë. Trendafilova në dhjetor të vitit të kaluar, është vendosur për Presidentin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, apo panele të specializuara për Kosovën,  njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Kryetarja e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë Ekaterina Trendafilova tha në Hagë se prioritet i saj më i lartë për të ndërtuar një kuadër ligjor funksional asaj gjykate.

Gjykatësja Ekaterina Trendafilova iu drejtua mediave në konferencën e saj të parë për shtyp që prej marrjes së detyrës si kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 12 janar.

Ajo shpaloi vizionin dhe përparësitë e veta në lidhje me themelimin e Dhomave të Specializuara, rezultatet e arritura si dhe afatet në të ardhmen.

Gjykatëse Trendafilova theksoi se që prej emërimit, përparësia e saj numër një dhe synimi i saj kryesor ka qenë ngritja e një strukture ligjore për Dhomat e Specializuara.

“Në të gjithë përpjekjet e mia të deritashme, kam qenë fuqimisht e motivuar që institucioni ynë t’u përmbahet standardeve më të larta në fushën ligjore, që të ngulisim praktikat më të mira, të marrim vendime gjyqësore sa më cilësore dhe t’i kryejmë detyrat tona me profesionalizëm dhe ndershmëri maksimale”, tha Trendafilova.

Ajo shprehu kënaqësinë me përparimin e deritanishëm të Dhomave të Specializuara, arritur brenda afateve ambicioze dhe pa vonesa.

“Me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave në më pak se dy muaj pas emërimit të tyre, gjykatësit kanë treguar profesionalizëm dhe dijeni të shkëlqyera dhe përkushtim të pandalshëm për të mundësuar procedura efikase dhe të drejta para Dhomave të Specializuara,” deklaroi Kryetare Trendafilova.

Lidhur me vendimin e shqiptuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese më 26 prill 2017 e cila konstatoi se për 9 nga 208 rregulla të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nevojitej shqyrtim i mëtejshëm nga gjykatësit e Plenares, ajo u shpreh: “Shqyrtimi dhe përfundimet e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në asnjë mënyrë nuk zbehin cilësinë e punës së kryer nga Plenarja. Nuk është e pazakontë që dokumentet legjislative t’i nënshtrohen një analize të imtësishme, dhe në këtë mënyrë përmirësohet cilësia e tyre. Kjo është një provë dhe garanci më shumë se procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kryhen në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme.

” Gjithashtu, ajo foli në lidhje me të nëntë rregullat e përmendura më lart dhe shpjegoi në hollësi pikat e diskutueshme.

Në lidhje me hapat vijues, Kryetare Trendafilova bëri të ditur se tashmë ajo është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve. Pritet që duke punuar në mënyrë të përshpejtuar, nga fundi i majit 2017 të miratohen korrigjimet e nevojshme të këtyre rregullave. Më pas, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do t’i shqyrtojë sërish këto rregulla.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave do të hyjë në fuqi shtatë ditë pasi të jetë vendosur se është në përputhshmëri me Kushtetutën. Nga ai moment, Dhomat e Specializuara do të mund të pranojnë dorëzimin e parashtrimeve dhe të kryejnë procedura penale.

Gjithashtu, kryetare Trendafilova nënvizoi rëndësinë e raportimit profesional dhe të saktë prej mediave dhe nevojën e dhënies së rregullt dhe transparente të informacionit prej Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Së fundi ajo theksoi: “E konsideroj nder që mu besua udhëheqja e këtij misioni për të mundësuar që Dhomat e Specializuara të bëjnë drejtësi në mënyrë efikase, të shpejtë, ekonomike, të pavarur nga çdo ndërhyrje dhe duke mbrojtur e garantuar sigurinë e dëshmitarëve dhe të drejtat themelore të të akuzuarve.”

“Jemi në fillim të procesit, por siguroj se ekipi i gjykatësve së shpejti do të jetë së shpejti plotësisht operativ dhe se prokurorët do të jenë tërësisht të pavarur të marrin vendime. Po ashtu duhet të kemi shumë kujdes që të mbrohen dëshmitarët”, ka thënë kryetarja.

 

“Jemi në fillim të procesit, por siguroj se ekipi i gjykatësve së shpejti do të jetë së shpejti plotësisht operativ dhe se prokurorët do të jenë tërësisht të pavarur të marrin vendime. Po ashtu duhet të kemi shumë kujdes që të mbrohen dëshmitarët”, ka thënë kryetarja.

Trendafilova theksoi se që prej emërimit, përparësia e saj numër një dhe synimi i saj kryesor ka qenë ngritja e një strukture ligjore për Dhomat e Specializuara.

“Në të gjithë përpjekjet e mia të deritashme, kam qenë fuqimisht e motivuar që institucioni ynë t’u përmbahet standardeve më të larta në fushën ligjore, që të ngulisim praktikat më të mira, të marrim vendime gjyqësore sa më cilësore dhe t’i kryejmë detyrat tona me profesionalizëm dhe ndershmëri maksimale”, tha  Trendafilova.

Lidhur me vendimin e shqiptuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese më 26 prill e cila konstatoi se për 9 nga 208 rregulla të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nevojitej shqyrtim i mëtejshëm nga gjykatësit e Plenares, ajo u shpreh: “Shqyrtimi dhe përfundimet e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në asnjë mënyrë nuk zbehin cilësinë e punës së kryer nga Plenarja. Nuk është e pazakontë që dokumentet legjislative t’i nënshtrohen një analize të imtësishme, dhe në këtë mënyrë përmirësohet cilësia e tyre. Kjo është një provë dhe garanci më shumë se procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kryhen në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme”.

Në lidhje me hapat vijues, Trendafilova bëri të ditur se tashmë ajo është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve. Pritet që duke punuar në mënyrë të përshpejtuar, nga fundi i majit 2017 të miratohen korrigjimet e nevojshme të këtyre rregullave. Më pas, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do t’i shqyrtojë sërish këto rregulla.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave do të hyjë në fuqi shtatë ditë pasi të jetë vendosur se është në përputhshmëri me Kushtetutën. Nga ai moment, Dhomat e Specializuara do të mund të pranojnë dorëzimin e parashtrimeve dhe të kryejnë procedura penale.

Së fundi ajo theksoi: “E konsideroj nder që m’u besua udhëheqja e e këtij misioni për të mundësuar që Dhomat e Specializuara të bëjnë drejtësi në mënyrë efikase, të shpejtë, ekonomike, të pavarur nga çdo ndërhyrje dhe duke mbrojtur e garantuar sigurinë e dëshmitarëve dhe të drejtat themelore të të akuzuarve

 

SHPËRNDAJE