Ancelotti ka nxjerrë në shitje sulmuesin Fernando Torres në faqen më të madhe të ankandeve në botë, “E-bay”.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për trajnerin e vërtetë të Chelsea, por për një tifoz që ironizon me formën jashtëzakonisht të dobët që ka shfaqur spanjolli që prej kalimit të tij në “Stamford Bridge”.

Nën titullin “shitet futbollist i Premier League”, një klient i vetëquajtur Ancelotti pranon oferta për njeriun që Chelsea e bleu në të vërtetë për 58 milion euro.

Megjithatë, në rastin e tij, për të treguar se sa pa vlerë është Torres, ankandi nis nga shuma e dy stërlinave.

SHPËRNDAJE