1_1465543351-5955023Tifozëve u është kërkuar që tre orë para fillimit të ndeshjes të jenë në stadium

Organizatorët e Euro 2016″ anë urdhëruar tifozët që të shkojnë nëpër stadiume tri orë pa filluar ndeshjet.

Kjo kërkesë është bërë për shkak të kontrollimeve të rrepta të sigurisë që do të bëhen nëpër hyrje të stadiumeve. Në të vërtetë tifozët do të kalojnë nëpër disa pika kontrolli para se të futen në stadium, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Kreu i Komitetit Organizativ të “Euro 2016”, Jacques Lambert, shpreson që tifozët t’i përgjigjen pozitivisht kësaj kërkese. Ai thotë se e gjithë kjo po bëhet në mënyrë që të mos përsëritet ndonjë sulm terrorist, siç ndodhi në nëntor të vitit të shkuar në Paris, ku mbetën 130 persona të vrarë.

Lambert ka pranuar se deri më tash organizatorët nuk kanë marrë ndonjë kërcënim për dhjetë stadiumet dhe zonat e tifozëve nëpër qytetet ku do të luhen ndeshjet e “Euro 2016”.

“Ne po shpresojmë që tifozët ta respektojnë kërkesën tonë dhe të paraqiten tri orë para ndeshjeve, në mënyrë që të kryhen të gjitha kontrollimet. Duam që siguria të jetë në nivelin më të lartë, nuk duam që asgjë t’ia lëmë rastit”, është shprehur Lambert

SHPËRNDAJE