zvicra_1465508116-5104577Johan Djourou ka thënë se Zvicra nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj Kombëtares shqiptare

Mbrojtësi i Zvicrës Johan Djourou, pret një Shqipëri agresive në përballjen e së shtunës në Lens, që zhvillohet duke filluar nga 15:00.

29 vjeçari i Hamburgut, i cili numëron plot 60 paraqitje me përfaqësuesen, beson se helvetët do ta nisin mbarë ndaj kuqezinjve të cilët i konsideron më inferiore në cilësi.

“Emocionet do të jenë të mëdha, por ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të zhvillojmë lojën tonë. Mendoj se Zvicra është një skuadër më e mirë se Shqipëria, por ky është një turne ndërkombëtar dhe të gjithë ekipet janë të fortë. Duhet të jemi gati për të luftuar sepse shqiptarët do të jenë agresivë. Duhet të gjejmë mënyrën e duhur për ndeshur me ta”, ka deklaruar Johan Djourou.

“Harmonia në skuadër është shumë e rëndësishme. Duhet të sulmojmë së bashku dhe të mbdrohemi së bashku, kështu mund të marrim rezultate pozitive. Mendoj se skuadra ka lojtar shumë cilësor dhe ne do ta tregojmë këtë gjatë ‘Euro 2016’”, shtoi mbrojtësi i Zvicrës.

SHPËRNDAJE