hashksksMadje, pronto-presidenti na sugjeron të mburremi me këtë trashëgimi të Millosheviqit, si dhe e paska quajtur dhunë vendosjen e panos prej letre nga studentët, të cilët shprehnin kundërshtinë e tyre.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, duke iu referuar ngjarjeve të fundit tek kampusi universitar për Kishën Ortodokse, ka thënë se Presidenti, Hashim Thaçi po sugjeron të mburren me trashëgimi të Millosheviqit.

Sipas Çaushit, nga Thaçi të cilin e ka quajtur pronto-presidenti, nuk mund të pritet asgjë tjetër ngase ka bërë kompromise të vazhdueshme me Serbinë duke i shkaktuar dëme vendit, e që të cilin e ka konsideruar njollë të zezë në histori,.

Këto komente Çaushi i bëri përmes një statusi të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Lexojeni të plotë postimin e Çaushit:

“I ashtuquajturi president i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjithë angazhimin e tij është duke ia dedikuar interesave të Serbisë, paska dalë në mbrojtje të kishës së Millosheviqit, të ndërtuar në hapësirën e uzurpuar të Universitetit të Prishtinës. Madje, pronto-presidenti na sugjeron të mburremi me këtë trashëgimi të Millosheviqit, si dhe e paska quajtur dhunë vendosjen e panos prej letre nga studentët, të cilët shprehnin kundërshtinë e tyre.

Nuk mund të pritet tjetër nga dikush që ka bërë kompromise të vazhdueshme me Serbinë në dëm të Kosovës. Por, edhe nuk do të lejohet gjuha dhe dhuna millosheviqiane në Kosovë. Ajo ka marrë fund, siç do të merr fund edhe regjimi i klanit Pronto. Ky shërbyes i politikave serbe do të mbetet njollë e zezë në historinë e Kosovës. Kurse, rezistenca e studentëve do të fitojë, sikurse fitoi kundruall regjimit serb, simbolet e të cilit Thaçi po i quan trashëgimi të vlefshme kulturore të Kosovës”, ka shkruar Çaushi/Bota Sot

SHPËRNDAJE