Sot, një trup gjykues i përzier me gjykatës të EULEX-it dhe atyre kosovar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë e shpallën Xhemë Thaçin fajtor për krim të organizuar dhe trafikim të drogës dhe e dënuan me pesëmbëdhjetë (15) vite burgim dhe 200.000 euro gjobë.

Gjykata e shpalli Abdyl Kukajn fajtor për krim të organizuar dhe e dënoi me tetë (8) vite burgim.

Gjatë bastisjes së vendbanimit të Abdyl Kukajt dhe arrestimit të tij, Policia e Kosovës i ka konfiskuar 13.000 euro para të gatshme. Gjykata e ka shfrytëzuar legjislacionin aktual për konfiskimin e pasurisë dhe ka urdhëruar konfiskimin e parave të gjetura.

Gjykata vërtetoi se në vitin 2009, Xhemë Thaqi dhe Abdyl Kukaj kanë marrë pjesë në një grup të organizuar për trafikimin e drogës.

Xhemë Thaqi i ka organizuar aktivitetet e grupit duke e bashkërenduar transportimin dhe financimin e drogës. Në një rast ai e ka organizuar blerjen e 109 kilogramëve kanabis dhe e ka trafikuar drogën prej Shqipërisë në Kosovë me qëllim të shitjes gjetiu në Evropë. Në mesin e aktiviteteve tjera, Abdyl Kukaj i ka caktuar korrierët për transportimin e drogës.

Gjatë këtij gjykimi, Gëzim Iseberi është liruar nga të gjitha akuzat, raportojnë mediet.

Ndjekjen penale e ka bërë një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Palët mund të ankohen kundër vendimit brenda 15 ditëve.

SHPËRNDAJE