Mungon vetëm konfirmimi i Manchester City dhe Carlos Tevez do të jetë futbollisti i ri i Interit.

Carlos Tevez do të jetë përforcimi i parë i rëndësishëm i Interit të sezonit të ardhshëm.

Sipas Sportmediaset, marrëveshja midis sulmuesit argjentinas të Manchester City dhe klubit zikaltër është arritur tashmë. 27-vjeçarit i është ofruar një kontratë 4-vjeçare.

Pritet që në përfundim të këtij sezoni të arrihet marrëveshja me klubin anglez që është i gatshëm të lërë të lirë lojtarin për 30 milionë euro.

SHPËRNDAJE