Bernë, 22 prill  -Televizioni shtetëror zviceran në gjuhën frënge STS1 (RTS) në kuadrin e emisionit “Mise au Point” te tritulluar “Takim pas 20 vitesh, ku gjnden ata” (“20 ans après la guerre au Kosovo, que sont-ils devenus ?”). Gazetari zvceran, pekrujton se ne vitin 1999 ishe gjendur ne Kosovë ne mesijn e kosvareve, dhe ka kerkuar e gjtur te nejtin persona qe kishte biseduara atebote, kur ihsin kthyer ne Kosove me NATO-n,per te mesuar per ta se ku gjenden dhe cfare kane arritur ne vendlindje.

mbreme permes nje reportazhi me rastin e 11 vjetorit te pamavresise dha nje pasqyre  rreale te situtes aktula ne Kosovë, duke filluar nga debimet e shqiptareve nga regjimi serb e deri tek KF Kosova qe drejtohet sot nga treneri ziviceran, roli i Swisscoy dhe nderkombëtareve ne Kosovë si dhe rreth imazhit të shqiptareve ne Zvicer si shembull integrimi ne këte vend,  njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Pacolli: Pretendojme qe Kosoven nje dite ta bejme Zvicër,  nje vend demokratik dhe tolerant

Sipas TV zviceran, shumica e refugjatëve janë kthyer, por komuniteti kosovar në Zvicër mbetet i konsiderueshëm. Ne kete reportazh u fol pe r integrimin e shqiptareve ne Zvicer te cilet ata sot jane te angazhuar gati në gjita sferat me  profile te ndryshme, si ne biznese te suksesshme, ne gastronomi ashtu edhe ne adminsrtatë, kanonte, mjeksi apo aktivitete tjera sportive dhe kulurore.

Ne vazhdim u tha se misioni i Swisscoy-it në Kosovës është e domosdoshme për sigurinë e Zvicrës, si rrjedhojë, prania e vazhdueshme e KFOR-it në kuadër të angazhimit ndërkombëtar në Kosovë i plotëson interesat e politikës zvicerane sigurisë. Për më tepër, ky angazhim ushtarak i Zvicrës për promovimin e paqes në Kosovë është vullneti i Këshillit Federal.

Ne kete emision special te tv zviceran “Mise au point”, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj flet për sukseset dhe avancimin e proceseve demokartike ne Kosovë, siq u shpreh fale bashkepunimi të mire me zvicren dhe nderkombëtaret. Ai tha se keto pervoja i ka mesuar dhe i ka sjellur nga Zvicër, ne vitet e paraluftes kur ishte ner Zvicër, para se te merret pushken per ta cliruar vendin nga okupatorti serb.

Në ketë reportazh gazetari i TV zvicerane ka then se sot shteti i Kosovës udhehiqet nga tre “zviceran” Hashim Thaci, Ramush Haradinaj dhe Behqet Pacolli. Per ket te fundit ka thënse se eshte nje biznesmen i suksesshem nga Lugano qe i kotribuoi zhvillimit te Kosovës. Nuk eshte kjo e hera e pare qe tetelevizoni shtetor flet per zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pacolli është shprehur i bindur se Qeveria Haradinaj do t’i përmbushë premtimet deri në fund të mandati, dhe më pas ka dhënë një vlerësim që nuk përket me realitetin.

“Ndonjëherë, kur shoh se çfarë është ndërtuar dhe zhvilluar në Kosovë, harroj se jam në Kosovë dhe ndihem sikur te jem në Zvicër”, ka thënë Pacolli

Sipas shefit te diplomacise kosovare Pacolli i cili ishte presidenti pare pas dr.Rugovës, “Kosoven një dite ta bejme si Zvicra nje vend demokratik, tolerant dhe pa korrupsion”

Dite me pare gazetari i agjencise së  lajmeve “Presheva jonë” ne Gjenevë kishte shkruar ne gazetat zvicerane  se ne krye te shtetit me te ri ne Evropë, te Kosoves gjenden tre “zviceran” (Le Kosovo fête 10 ans d’indépendance. Trois «Suisses» sont à sa tête) duke aluduar ne Hashim Thacin kryetar, Ramush Haradinaj, kryeminister dhe Bexhet Pacollin Minister i jashtem qe te tre kishin punuar dhe kishin hanger buke ne Zvicer duke mesuar dhe duke e “vjedhur” traditen e punës dhe funksionimit te  shtetit helvetik.

SHPËRNDAJE