Shkrun Leoreta XHAFERI

analiste

“Deri kur kështu?! Jo vetëm e kemi përdorur por e kemi shpërdoruar keq pluralizmin. Ku vallë përfundoi opozita e vjetër?! Ku është PD-ja e shqiptarëve?! Unë jam një shqiptare që dua vendin tim jo listat e gjata me emra të subjekteve politike…” shkruan analistja e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” Loreta Xhaferi.

Në fakt nuk më tremb shumë fjala “kaos” sepse pas çdo fenomeni të tillë lindin edhe vlera. Ajo që më tmerron është situata politike e ditëve të sotme në vendim tim. Shqiptarët janë velur me vargun e gjatë të partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e fundit qëndrore.

Ndoshta jemi vendi më i vogël në botë me numrin më të madh të partive politike, sot jane regjistruar 34 të tilla, ndërsa bien këmbanat për një opozitë të re, vazhdojnë të krijohen parti të reja. Deri kur kështu?! Jo vetëm e kemi përdorur por e kemi shpërdoruar keq pluralizmin. Ku vallë përfundoi opozita e vjetër?! Ku është PD-ja e shqiptarëve?! Unë jam një shqiptare që dua vendin tim jo listat e gjata me emra të subjekteve politike. Në kohën kur studioja për politikë një deputete më pyeti…. Me cilën parti jeni ju? Dhe listoi disa emra që ajo pëlqente, në krye partinë e saj….I them…

Nuk jam me asnjë lloj partie sepse asnjëra nga këto nuk përmbush idealet e mia. Sigurisht përgjigjia ime nuk ishte ajo që deputetja priste.Në çdo kohë duhet të jemi opozitë, shqiptarët më shumë kanë vuajtur dhe vuajnë nga opozitat e dobëta se sa nga qeveritë që kryesojnë. Derisa nuk drejtohemi nga idealet dhe virtytet atherë hyn në fuqi çdo lloj mbijetese.

Në krye “ Ligji i Xhunglës” këtu marrin pjesë ata që hanë me lugën e madhe, ndërsa populli vuan babëzinë dhe pangopësinë e tyre për lista të gjata me parti, vetingje, krime, vjedhje, abuzime që nuk dihet nga i kanë burimet. E pas kësaj panorame që ne servirim para Europës jemi të detyruar të dëgjojmë dërdëllitje të Hollandës e kush e ndjek pas. Dëshpërimi politik çon në dëshpërim shterëror. Sido të jetë situata e sotme, populli im është i mençur, do të dijë përsëri të zgjedhë, ndoshta jo më të mirën se kjo vallë ekziston, por të keqen më të vogël do ta zgjedhë patjetër. Kush do të jetë ajo? Unë i kam pritshmëritë e mia, por më saktë, koha tregon. Populli im nuk është i dëshpëruar. Lori Xh

SHPËRNDAJE