Departamenti i Transportit në Angli, është duke konsideruar zbatimin e teknologjisë së re që do të bllokojë sinjalin e telefonit për shoferët gjatë vozitjes, duke e bërë të pamundshme që ata të shkruajnë në telefonojnë, dërgojnë email, ose të telefojnë.

Softueri do t’i bëjë celularët praktikisht të padobishëm, duke pamundësuar ndonjë funksion që kërkon qasje në internet ose lidhje në një rrjet telefonik, transmeton Indeksonline.

Ministri i Transportit do të takohet me prodhuesit e makinave dhe kompanitë e telefonave, për të diskutuar planin. Ky veprim vjen pasi pothuajse një në tre shoferë kan pranuar se kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes, dhe 17.500 ishte numri i tyre në gjyq vitin e kaluar.

Aktivistët të cilët kan bërë disa anketa, thojnë që thirrjet në telefon gjatë vozitjes, kontrollimi i email-it , chati me njerëz të tjerë, duhet të jetë njejt e papranueshme sic është mos-vënja e rripit të sigurisë apo ngasja e dehur.

Mbetet të shihet a do e përkrahin këtë ide edhe vendet tjera.

SHPËRNDAJE