Preshevë, 20 dhjetor -Kosovareve duket se po ju mungon ish-prokurorja e TPI-së Carla del Ponten te cilen e rikthejnë në gjitha menyrat në Kosovë. Ajo vjen ne Prishtinë nesër me “delegacionin” Jochen Roller, (kareograf), Jeton Neziraj (dramaturg) te cilet do te prezentojne premieren e dramës “Carla Del Ponte” duke filluar nga ora 20:00 në Teatrin Oda, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në dramë, protagonistja kryesore ёshtё Carla Del Ponte, udhëton në Kosovë me qëllim tё ndjekjes së kriminelëve të trafikimit ë organeve. Gjatë një pauze të shkurtër, ajo shkon në Starbucks Café nё Prishtinё dhe befasohet që pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atë në Lugano prej nga vjen ajo.

Ky incident shkakton përçarje në lidhje me liberalizimin e dështuar të demokracive të vjetra evropiane, atraksionin pornografik ë kapitalizmit perëndimor, tregtinë me organe dhe superioritetin e thikave zvicrane.

SHPËRNDAJE