MyShake, aplikacioni që ju ndihmon në raste të tërmeteveShpikësit e një aplikacioni që e kthen telefonin në një detektor tërmetesh thonë se kanë marr shkasë nga performanca e rrjetit të shkencës së qytetarëve. MyShake, është publikuar për telefonat Android në shkurt, dhe që atëherë është shkarkuar 200 mijë herë.

Telefonat kanë regjistruar qindra tërmete në të gjithë globin, pjesa më e vogël me magnitudë 2.5. BBC sjell shembullin e lëkundjeve të Oklahomës. Ky shtet nuk ka qenë ndonjëherë në listën e të rrezikuarve nga tërmeti, por aktivitetet sizmike janë rritur si pasojë e prodhimit lokal të naftës dhe gazit.

Prof. Richard Allen i universitetit të Kalifornisë në Berkeley, thotë se aplikacioni MyShake ka qënë një mjet mjaft i domsdoshëm për banorët për të monitoruar se çfarë ka ndodhur në rajonin e tyre.

“Këto tërmete kanë ndodhur si pasojë e shpërthimeve të puseve. Pra ka shumë gjëra që duhen kuptuar se çfarë ka ndodhur, si të mëdhenj mund të jenë këto tërmete dhe a kanë qënë të stimuluara. Ne duam tu japim mundësinë njerëzve të kuptojnë procesin”, ka thënë Allen për BBC.

Aplikacioni MyShake mbështetet në një algoritëm të sofistikuar për të analizuar të gjitha llojet e ndryshme të lëkundjeve nga një açelerometër brenda telefonit. Ky algoritëm është ‘trajnuar” për të bërë dallimin mes lëvizjeve të përditshme të njeriut dhe ato specifikeve të tërmeteve. Ai punon në bekgraund, njësoj si aplikacionet e shëndetit dhe aktivitetit fizik të përdoruesit të telefonit.

Sapo shënohet një lëkundje, MyShake dërgon mesazh në serverin qëndror të rrjetit telefonik, i cili më pas llogarit vendndodhjen dhe madhësinë e lëkundjes.

Megjithatë për momentin aplikacioni është thjesht njoftues, si agjencitë sizmologjike. Krijuesit e saj thonë se është ende herët, dhe se presin të bëhet më e saktë dhe e qëndrueshme për të dërguar paralajmërime.

SHPËRNDAJE