Shkruan  :  Refik   HASANI

Për Preshevën , Bujanocin dhe Kumanovën është interes jetik që përmesë Gjilanit duhet të lidhemi me rrugën e kombit dhe detin adriatikë shqiptarë .Edhe këto qytete si hapsira etnike duhet ti  ndiejn nga afër investimet   .Po ashtu edhe Komuna e Kumanovës dhe e Likovës si një rajon i shqiptarëve të mbetur nënë administrimin e  Maqedonisë që kufizohen me Gjilanin.Këto tri zona,Rajone jo të vogla,që është interes kombëtarë që të kenë infrastrukturë  të zhvilluar. Ne jemi duke pësuar humbje,kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjidhshëm dhe çështje tjera si që është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin adriatikë me Durrësin dhe qendrat tjera të bregdetit shqiptarë.Medvegjën si ndër tri Komunat e ksaj Krahine,nuk e kemi harruar por,është më afër për tu lidhur me Prishtinën se sa të lidhet me Bujanocin e Gjilanin.Me investimet në Gjilan do të përfitojm si në : Komunikim,integrim,zhillim ekonomik dhe hapja e shumë perspektiva të këtyre tri rajoneve.Mbi të gjitha rolë të madhë do të ketë që shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci nuk do të emigronin në vende të tjera.Investimi në Anamoravë përveqë interes në këtë Rajon  është një lehtësim  edhe për shqiptarët nga Bujanoci ,  Presheva , Kumanova.Me investimet  nuk do zvoglohet dukshëm numri i shqiptarëve në këto dy komunave shqiptare të mbetur nënë administrimin e Serbisë.Nëse nuk investohet në këto komuna kërcnohemi se do të humben këto komuna për shkakë të shpërnguljes së heshtur dhe të pa shpallur.Ju bëjmë apel qeverive qendrore për  fillimin e përpilimit të planeve  që  për  hirë dhe interes të  Bujanocit ,  Preshevës dhe Kumanovës të investohet  këndej kufirit . Arterjet e rrugëve  duhet  të shtrihen edhe afër  këtyre zonave  dhe do të lidhemi me rrugën e kombit deri në cepin e fundit të detit Adriatikë shqiptarë .

 I –  Rajoni i Anamoravës : Gjilan, Kamenicë,Viti dhe Novobërdë , 

 II – Dy Komunat e Krahinës e shqiptarëve,atë të Bujanocit dhe Preshevës dhe

III – Banorët e  Komunës së Kumanovës dhe Likovës  .

                                                                  Edhe ne jemi hapsira etnike shqiptare

 Arsyetime ka të panumërta  edhe këto skaje të haspirës etnike shqiptare , ja disa prej tyre : Këto pjesë të cekura kan mbetur për qëllime politike pa u lidhur me nyjën hekurudhore Bujanoc dhe Presheva nuk jan të lidhura as me Gjilanin e as me Prishtinën.Kumanova dhe Likova po ashtu nuk lidhen fare me Gjilanin dhe Prishtinën.Gjilani,Kamenica,Vitia dhe Novobërda nuk jan të lidhur në mesë veti e as me Prishtinën.Jo vetëm që nuk jemi të lidhur me nyjën hukurudhore,por edhe me rrugë të duhura  automobilistike këto qytete lidhen me rrugë të rendit të tretë a katërtë.Më mirë Serbia deri në vitin 1990 ua ka rregulluar infrastrukturën rrugore në mesë veti disa vendbanimeve rurale të Novobërdës se sa jan të lidhura qytetet e përmendur si qendra të tri Rajoneve. Trekëndëshi nga tri shtete të tanishme me Gjilan-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë , jan m
e domethënjë të madhe,kulturore-historike dhe ekonomike . Investimet dhe arterjet  çë do ti përshkoj këto tri rajone  do lehtëson komunikimin ndërkufitarë në mes të tri shteteve,në dy anët e kufirit të banuar me popullat shqiptare.Do të afron këtë skaj të trungut shqiptarë që të afrohet me detin shqiptarë të adriatikut deri në krahinën shqiptare të Çamërisë në Greqisë .

Mos të rrudhet kuleta por  të ketë  investime kapital dhe strategjike si investim i gjithëmbarshëm ndërshqiptarë në të gjitha kuptimet e jetës .

Hapja e  vendkalikmeve të reja në mesë të Kosovë, Maqedonisë dhe Serbisë , por edhe riparimi i rrugëve egzistuese është jetësimi i një ëndrre të shumë gjeneratava nga shekuj me radhë për realizimin e një komunikimi të pa penguar ndërshiqtarë . Qarkullimi i lirë i të gjitha vlerave pa pengesa dhe barriera edhe të produkteve ushqimore dhe industriale.Ne që jemi nga këto rajone,jemi ngopur  me pengesa ,për gjysmë shekulli të sundimit të sistemit komunist Jugosllavë nuk është investuar fare në këto rajone.Ishte interes i shkruar dhe i  praktikuar që të  vështirsohej komunikimi  i këtyre komunave  shqiptare.Tashmë duhet ti qasemi dhe kërkohet integrimi  shqiptarë,çmimi i këtij integrimi është lidhja dhe rregullimi i infrastrukturës moderne rrugore,hekurudhore dhe ajrore.

                                                              Nuk është  projekt i  parealizueshëm

Anamorava dhe kjo pjesë e hapsirës son etnike  të lidhet sa më shkurtë me autostradën përmesë Prishtinës dhe Ferizajit si arterja kryesore të rrugës së Kombit me detin adriatikë. Kur marrim parasysh  që Gjilani nuk ka nyje hekurudhore . Këto janë projekte të realizueshme.Ne popullata nga këto tri rajone për momentin nuk po kërkojm,që  :

– Ndonjë  aeroportë ndërkombëtarë ,

– Banorët e Anamoravës nuk janë duke kërkuar që Lumin Mirusha apo Morava  ta bëhet i lundrueshëm si

   kanalin e Suezit dhe të lidhemi me një dalje në detë ,

– Ndonjë tunel  të llojit ,, kalimashi 2 ”’ , që do ta lidhë qytetin e Bujanocit  , Preshevës dhe Kumanovës të

  lidhet me Gjilanin , kurse Gjilani të lidhet me  Prishtinën .

– Nyja hekurudhore për  qarkullimin e trenit që do ta lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës

  me Gjilanin dhe Prishtinën  stacionet të jetë nën dhe .

– Ndërtimin e ndonjë metro që  qytetin e Medvegjës do ta lidhë  me Prishtinën dhe ndërtimin e një

 nyje të tramvajit që furnizohet me rrymë elektrike .

– Ndërtimin e ndonjë objekti  industrialë për prodhimin e automjeteve të transportit , për prodhimin e pjesëve

 të  elektronikës , jemi të vetëdijshëm se janë të parealizueshme .

– Nuk po kërkojm që ne  këto tri  rajone të lidhemi me përçuesit e teleferigut për skijime për Brezovicë,tërë

 Bjeshkët e Nemura , duke përshkruar malet e thepisura shqiptare deri në Sarandë  !? .

Këto jan projekte që as Japonia nuk mundë ti fanancoj,por invetimet në  Anamoravë dhe afër këtyre

 Zonave , është  interes nacional , ekonomike dhe borgjë moral ,  kombëtarë e shtetëror . 

Sigursht ka patur përpjekje por nuk është ndëgjuar zëri i njerëzve që i kan përfqqësuar këto Rajone  . Që nga koha e pas luftës së fundit të vitit 1999,Anamoravën dhe dy  rajonet shumë pak kemi thithur investime  Rajonet tona jo edhe aqë të vogla  . A ka arsyetimi që edhe pas më tëpër se një dekade nuk jan shtruar drejtë nevojat dhe kërkesat e këtyre tri Rajoneve.Kush na pengon që të bashkëpunojn dhe koordinojm punët.Të caktohen takime me Kryetarë të Komunave dhe grupe të ekspertëve gjegjëse , veqmas  deputetët që përfqësojn këto rajone në parlamante përkatëse .

                                        Nuk mundë të pranojmë,të jemi si oaza të pa pazhvilluara

 Nuk mundë të pranojm edhe më tutje këto rajone si një oazë e pazhvilluar nuk do të mbetet vetëm Rajoni  i Anamorava,por është me kushtueshme do të mbetet i mbylllur edhe  Rajoni  apo  pjesa e Krahinës shqiptare me Komunat : Bujanocin dhe  Preshevën .Edhe Komuna e Medvegjës do të përfiton nëse hapet pika kufitare në Kapi ku përmesë Kamenicës edhe këto troje shqiptarë te Komunës së Medvegjës do të lidhen më afër me Gjilanin d
he Kumanovën për të vazduar me kryeqitetein e Maqedonisë Shkupin dhe shtetin e Bullgarisë .  Kurse Kumanova dhe Likova përmesë Shkupit dhe Tetovës të lidhet me detin adriatikë e kan tëpër larg.Nuk duhet të mbeten edhe më tej që këto tri rajone të mbahen të mbyllura,por të krijohen plane dhe strategji veprimi.Interesi i këtyre tri rajoneve është që të nxitet zhvillimi i tyre dhe të ngriten kapacitete në përparimin  e infrastrukturës,arsimit dhe të krijohen perspektiva të reja për këtë trekëndësh shumë të rëndësishëm.Këto tri Rajone historikisht kan patur të gjitha lidhjet në mesë veti,prandaj edhe nga ana gjeografike edhe nga ana e numrit të banorëve nuk janë të vogël.Qytetarë nga këto tri pjesë të hapsirës sonë kan deri në gjysmë milioni banorë.Rajonet në fjalë nuk kan nyje hekurudhore,nuk ka dalje për në autostradë që e lidhë rrugën e kombit.Prandaj  duhet ta zëm hapin me kohën.Anamoravës me këtë trekëndësh kufitar duhet t’ia lehtësojm komunikimin ndërkufitarë,të gjithëmbarshëm ndërshqiptarë në të gjitha kuptimet e jetës . Në mes të tri shteteve,në dy anëtë e kufirit të banuar me popullat  shqiptare,Kumanova,Bujanoci,Presheva,Gjilani këto komuna kanë më shumë se një mijë arsye të investohet se pas luftës së vitit 1999 nuk vrehet që ka patur investime .Vetëm komunikimi na krijon lehtësira që më lehtë të  zëm hapin dhe të nisemi drejtë  tregut të  përbashkët Evropian,të jemi pjesëmarrës në tregun ekonomik dhe kulturor  të globit mbarë .Këto zona nuk mundë të mbeten edhe më tej pengë i së kaluarës,nuk mundë të mbeten ana e harruar dhe e mbuluar nga harresa për investime,sepse kemi patur dhe kemi luajtur një role pozitiv.Edhe në të ardhmen do të përkushtohemi më mirë në interes të përgjidhshëm shqiptarë dhe atij global . Më shumë investime në këto pjesë  . Duhet të hapen shtigje të reja në të gjitha poret e jetës edhe për këto Rajone. Për njerëzit përgjegjes që thirren në këto rajone ndoshta do të zgjojë ndërgjegjjen ky shkrim,që prioritet të jetë hartimi sa më par i projekteve për inevtime dhe vënja e tyre edhe si prioritete në nivel të Kosovës . 

             E gjithë Kosova lidhet me Kumanovë përmesë Gjilanit për të vazhduar edhe në Bullgari 

I – Funksionalizimi dhe arterja që zona e Shkupit , Kumanovës  dhe e Likovës më afër përmes Gjilanit të lidhen me Prishtinën , Mitrovicën bregdetin e Mali të zi , Kroacisë e më tej  . Arterja e rrugës Kumanovë për Gjilan është alternativa  më mirë që të shkurtohet dhe shmanget rruga Shkupë për Ferizaj përmes grykës së Kaqanikut . Kjo rruga prej Gjilanit për në Kumanovë  shumë më shkurtë na  lidhë me qytetin e dytë Blagoevgradi në Bullgari dhe Detin   Egje . Pra është edhe interes ekonomikë  që rruga Kumanovë – Gjilan do të shkurton dhe afron Shkupin por edhe Bullgarin me Prishtinën , Mitrovicën , Malin e Zi dhe bregdetin e Kroacisë  .

II- Rruga që më së shumti është e lënë në harresë dhe që mendojm se është e ngarkuar  , pasi ka edhe një vendkalim kufitarë është rruga  Bujanoc – Gjilan , që lidh vendkalimin kufitar dheu  i bardhë dhe që lidh  vendbanimet dhe pjesën më të më të madhe të Kamenicës .

 III- Po ashtu edhe rruga prej  Preshevës  përmes grykës së Karadakut , duhet  të përmisohet   .

Nëse këto tri arterje nuk funksionalizohen që lidhen me Gjilanin , Anamorava do të mbetet si një zonë e pazhvilluar . dhe do të ngecë në shumë drejtime . Duhet  shtuar , në këtë rajon duhet të investohet për hirë :

–          Të vetë këti  Rajoni jo të vogël  të  Anamoravës   ,

–          Dhe interes strategjik dhe kombëtarë që të lidhen Presheva dhe Bujanoci ,

–          Që të afrohet dhe shkurtohet rruga e shqiptarëve nga Shkupi , Kumanova dhe Likova që të lidhen me rrugën e kombit , detin Adriatikë ,

–          Të lidhen me shqiptarët ne Malë të zi dhe pjesë tjera ,

–          Shqiptarët e Kosovës dhe të Malit të zi do të afrohen me Bullgarin dhe Detin  Egje  .

 Në ish ngrehinën artificial të quajtur Jugosllavi që ka qëndruar në këmbë të qelqta , të gjitha arterjet e rrugëve dhe nyjet hukurudhore ishin të ndërtuara me ngjyrime politike . Ne shqiptarët në këtë krijes ishim më të dëmtuarit , sepse si të  shpërndarë padrejtësisht në disa Republika ,  kjo duhet të përmisohet  , ku duhet të orientohen investimet në lidhjen e vendbanimeve , komunave dhe rajoneve parfarësisht  nënë administrimin e kujt  jan .

SHPËRNDAJE