Kandidatët e interesuar për paraqitjen e dëshirave gjegjësishtë preferencave të tyre për komunën e Preshevës munden ta bëjnë tek sekretarja e Këshillit znjsh. Arbnora Ahmedi e cila do të bëjë pranimin e dokumentacionit deri të premten më datë 01 korrik 2011.

Kushtrim MALIQI

Bujanmoc, 28 qershor/ AIK-Presheva Jonë

Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëveprim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë  njofton të gjithë maturantët nga Lugina e Preshevës të cilët kanë dëshirë të regjistrohen në vitin akademik 2011/2012 në Universitetet e Republikës së Shqipërisë se, preferencat e tyre me dokumentacionin përkatës duhen ta paraqesin tek përfaqësitë e Këshillit Kombëtar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thuhe tne një komuniaktër për media leshuar sot nga Këshilli Kombëtarë Shqiptar me seli ne Bujanoc, raprton agjencia informative “Presheva Jonë”
 
Sipas burimeve të ngjajshme thuhet se Kandidatët e interesuar për paraqitjen e dëshirave gjegjësishtë preferencave të tyre për komunën e Preshevës munden ta bëjnë tek sekretarja e Këshillit znjsh. Arbnora Ahmedi e cila do të bëjë pranimin e dokumentacionit deri të premten më datë 01 korrik 2011.

Luten të gjithë kandidatët që deri më këtë datë t’i paraqesin preferencat e tyre dhe të përgatisin dokumentacionin përkatës siç janë: certifikata e lindjes, shtetësia ose fotokopja  e pasaportës, dëftesat e 4 viteve të shkollës së mesme si dhe diplomën e përfundimit të matures. Ky veprim është e nevojshëm për ta kompletuar listën me të gjithë kandidatët e interesuar e cila do ti dorëzohet Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë. Kandidatët munden të paraqiten çdo ditë nga ora 09.30 deri në ora 15.00,  në zyrën e Këshillit në Preshevë rr, Ramiz Sadiku nr: 03. zyra nr. 1., njoftohet nga Këshilli Kombëtarë Shqiptar

SHPËRNDAJE