Futbollistët e Mançester Junajtedit kanë shënuar fitore para shikuesve të vet kundër Norviqit me rezultat 2:0, ndërsa rivali i qytetit Siti ka deklasuar si mysafir skuadrën e Blekbërnit 4:0, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më interesante luftën për vendin e parë në Premier ligën angleze.

Siti i hyri takimit kundër Blekbërnit për të shënuar fitore, por deri te kjo, përkundër rezultatit të thellë, futbollistët e këtij ekipi deri tek epërsia e parë e patën mjaft vështirë.

Derisa pjesa e parë përfundoi pa gola, në minutën 54 të pjesës së dytë Mario Baloteli qëlloi shtyllën e skuadër vendëse, duke paralajmëruar në këtë mënyrë hapjen e serisë së golave.

Nuk vonoi shumë se Xhonson (56’) mposhti portierin vendës Robinson, ndërsa Baloteli (59’) ngriti epërsinë në 2:0. Gjithçka u qartësua sa i përket fituesit në minutën 73 kur Nasri solli “qytetarët” në epërsi të lartë 3:0, në mënyrë që reprezentuesi i Malit të Zi, Stefan Saviq pas kornerit në minutën 89, shënoi edhe golin e katërt.

Mançester Junajted pas barazimit dëshpërues 3:3 kundër Bazelit në Ligën e Kampionëve, me mjaft ngërç nisi takimin kundër Norviqit dhe vetëm në 45 minutat e dyta të përzgjedhurit e Aleks Ferguson me golat e Anderson në minutën 68 dhe Velbek (87’) arritën deri te tri pikët e reja.

Rezultatet, java e shtatë:

Everton – Liverpul 0:2
(Kerol 70, Suarez 82)
Aston Vila – Vigan 2:0
(Agbonlahor 36, Bent 62)
Blekbërn – Mançester Siti 0:4
(Xhonson 56, Baloteli 59, Nasri 73, Saviq 89)
Mançester Junajted – Norviq 2:0
(Anderson 68, Velbek 87)
Sanderlend – VBA 2:2
(Bendtner 24, Elmohamadi 26 – Morison 4, Long 5)
Vulverhempton – Njukastël 1:2
(Fleqer 88 – Ba 17, Gutierez 38)

Nesër:
Bolton – Çelsi 14.30
Fulam – KPR 16.00
Svonsi – Stouk 16.00
Totenhem – Arsenal 17.00

Tabela: Mançester Siti 19, Mançester Junajted 19, Njukastël 15, Liverpul 13, Çelsi 13, Aston Vila 11, Totenhem 9, Stouk 8, KPR 8, Norviq 8, Arsenal 7, Everton 7, Vulverhempton 7, Sanderlend 6, Svonsi 5, Vigan 5, Blekbërn 4, VBA 5, Fullham 4, Bolton 3.

SHPËRNDAJE