Presidenti amerikan, Barak Obama, pritet të marrë pjesë në darkën vjetore të një grupi të homoseksualëve të shtunën mbrëma, më pak se dy javë pasi u anulua ndalimi i pjesëmarrjes së homoseksualëve në shërbimin ushtarak.

Mirëpo, presidenti nuk pritet që gjatë fjalimit të tij në darkën, që mbahet në kuadër të fushatës për homoseksualët, të paralajmërojë ndryshime rreth qasjes ndaj martesave ndërmjet homoseksualëve.
Obama ka deklaruar disa herë që nuk mbështet martesat ndërmjet gjinive të njejta.
Në kohën kur Obama është i përqëndruar në fushatën elektorale për vitin 2012, disa mbështetës të homoseksualëve kanë shfaqur besimin që presidenti amerikan do të pres që pas zgjedhjeve të deklarohet për ndryshimin e qasjes së tij ndaj martesave ndërmjet homoseksualëve.

SHPËRNDAJE