Shkreli përveç suksesit si biznesmen në SHBA në fushën e medikamenteve ka fituar edhe tituj të tjerë negativë si njeriu më i urryer në SHBA për 2015 apo shqiptari më i urryer në botë.Por kësaj radhe ai kërkon vetëm 3 muaj liri, nën mbikqyrje të rreptë për të kontribuar në gjetjen e një kure për të mposhur COVID-19. Po ashtu Shkreli thotë se nuk do që të përfitojë në asnjë formë nga medikamenti për koronavirusin.


Në fakt Shkreli apo i njohur ndryshe si ‘Pharma Bro’ ka përfituar më parë prandaj dhe është dënuar me 7 vite burg në 2018. Ai rriti çmimin e një ilaçi antiparazitar 56-fish, nga 13 dollarë në 750 dollarë ndërkohë që gënjente investitorët për ecurinë e ilaçit

SHPËRNDAJE