I ashtuaquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Djuric, ka paralajmëruar se sot në Mitrovicën e Veriut do të sjellin edhe një respirator.
Kështu ka bërë të ditur ai, teksa ka konfirmuar se për punëtorët e QKS në Mitrovicën e Veriut janë siguruar edhe 1.000 skafandarë mbrojtës
Djuric ndër të tjera ka thënë se për shtëpinë e shëndetit në Leposavic janë siguruar termometra, oksimetra për puls, 2000 dorëza, 200 maska dhe 500 mbrojtëse për këpucë.
Kujtojmë se Djuric ditë më parë ka paralajmëruar se edhe në vende të tjera të Kosovës të banuara me serbë do të ngrejnë qendra spitalore të improvizuara, ku do të trajtohen të prekurit nga Kosonavirusi.
Kujtojmë se në veri të Kosovës janë afër 30 persona të prekur me koronavirus dhe të gjithë po trajtohen nga autoritetet sebre.

SHPËRNDAJE