Gjatë ditë së sotme, e në ditët në vazhdim, tre presidentët shqiptarë të federatave të futbollit të Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, bashk me anëtaren e KE të FSHF-së znj. Anila Basha, po qëndrojnë në Vienë, ku po përcjellin punimet e Kongresit të 46-të me rradhë të UEFA-së.
z. Ademi ka publikuar në foto të përbashkët ku ka njoftuar edhe për vendimet që janë marrë, e që pritet të mirren nga UEFA, gjatë këtij kongresi.

Ja postimi i z. Ademi:
Së bashku me miqtë e mi presidentin Armand Duka, presidentin Muamed Sejdini dhe anëtaren e KE të FSHF-së, Anila Basha, po qëndrojmë në Vjenë për punimet e Kongresit të 46-të të UEFA-s, i cili do të mbahet nesër.
Paraprakisht sot është mbajtur mbledhja e KE të UEFA-s, në të cilën mori pjesë presidenti Duka, e ku u morën disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit evropian.
Ndër të tjera në këtë takim u miratua orari i ndeshjeve të turneut final për Euro 2024 në Gjermani, pastaj u miratua formatimi i Ligës së Kampionëve nga viti 2024, si dhe u vendos që finalja e Ligës së Konferencës në vitin 2023 të mbahet në “Eden Arena” në Pragë.

SHPËRNDAJE