Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi në profilin e tij në facebook ka publikuar një fotografi bashkë me të parin e FSHF-së, z. Armando Duka në përfaqim me shefin e FIFA-së, z. Gianni Infantino.
Si për inroni e vendosëm këtë titull, pasi që ditë më parë, ish-kandidati për president të FFK-së, i shpallur nëpër studio televizive, z. Remzi Ejupi e kishte publikuar me pompozitet një fotografi me z. Infantino të cilin e kishte takuar diku në njërin nga aeroportet e Evropës, duke e “quajtur” si takim ku në këmbë, paskan biseduar për qështjen e futbollit shqiptarë.
Iu patëm gëzuar atij takimi, që një shqiptar e takon të parin e FIFA-së, ani pse rastësisht, e fatkeqësisht ne nuk e paskemi ditur se dikush e paska “dost” z. Infantino dhe me të takohen shtruar e si i ka hije. Janë këta presidentët e FFK-së dhe FSHF-së, z. Ademi dhe z. Duka të cilët janë fotografuar në një afërsi të shtuar e plot buzëqeshje.

SHPËRNDAJE