Luginë e Preshevës, 5 prill – Ditë më parë kemi edhe reagimin e përfaqësuesve të Beogradit zyrtar, lidhur me bojkotin e zgjedhjeve presidenciale serbe, me ç`rast fajësojnë përfaqësuesit politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës që patën ftuar elektoratin e tyre, të bojkotojnë zgjedhjet për president të Serbisë të mbajtur më 2 prill, sepse sipas tyre kandidatët presidencialë nuk kanë treguar interesim për votën e shqiptarëve të këtij rajoni, duke i injoruar tërësisht ato.

 

Shefi i i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka reaguar ndaj fenomenit të bojkotit, dhe ka deklaruar se: “bojkotin për mos pjesëmarrje në zgjedhje presidenciale, e ftuan ata liderë shqiptarë që marrin paga nga buxheti shtetëror”, shkruajnë mediumet serbe, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Shefi i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq duke sqaruar për bojkotin e zgjedhjeve presidenciale serbe nga popullata shqiptare e Luginës së Preshevës, për këtë bojkot kanë ftuar liderët politikë shqiptarë që marrinë rroga nga buxheti i Serbisë, është shprehur Stankoviq, duke shtuar se “unë pres që shumë shpejtë të fillojnë bisedimet mes përfaqësuesve shqiptarë dhe qeverisë në Beograd”.

 

Në 12 vendvotime në Preshevë dhe Bujanoc, më 2 prill, “nuk i ka vizituar askush”, përkundër që të drejtë vote kanë pasur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve lokalë. Në Bujanoc nga 42 mijë votues kanë votuar 15% e tyre, ndërsa në Preshevë nga gjithsej 38 mijë kanë dalë veçse 7% e tyre, shkruajnë mediat serbe. Do theksuar se derisa Partia për Veprim Demokratik nuk pati dalë me qëndrim zyrtar për daljen apo mosdaljen në këto zgjedhje presidenciale serbe, thjeshtë i ka injoruar plotësisht ato, një qëndrim të tillë e kanë pasur edhe partitë tjera në Luginë, përveç kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliut dhe liderit të Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafës të cilët dolën me qëndrim zyrtar për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve presidenciale, ngase sipas tyre, kandidatët e mundshëm për president të Serbisë nuk kanë shfaqur aspak interesim për pozitën politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE