NGA: RAGIP GURAZIU

    A po na duhet një- Wolfgang Petritsch, Ambasadori austriak, ish-ndërmjetës i BE-së për Kosovën në konferencën e Rambujesë, deklaron për „Presheva Jonë“ që “Sikur minoriteti serbë në Kosovë, që ka të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet e Serbisë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Pjesëmarrja e tyre nuk është ilegale nëse ata posedojnë pasaporta të Kosovës apo dy nënshtetësi…” ka deklaruar ai.

Për çfarë tani janë institucionet tona?!

Atë që duhet ta bëjë Qeveria dhe institucionet tona shtetërore të Kosovës, po e deklaron dikush tjetër dhe po e zbulon mentalitetin politik të jetë të dobët të institucioneve tona të shtetit të Kosovës, duke na sygjeruar se nuk jemi askah hiç?!

Ambasadori austriak është shprehur qartë se “serbët e Kosovës nëse dalin ne zgjedhje e ardhshme ne Serbi, kjo duhet mundësuar edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, natyrisht nëse posedojnë pasaporta të Kosovës, apo dy nënshtetësinë, sikur serbet sot ne Kosovë qe posedojnë dy pasaporta edhe te Serbisë edhe të Kosovës “.

Ndryshe, „Presheva Jonë“ ka njohur se mbi 20 mijë qytetare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë sot posedojnë pasaporta të Kosovës, por edhe serbe.

Lidhur me reciprocitetin mes pakicës serbe dhe shqiptarëve etnik të Luginës së Preshevës

Diplomati i lartë austriak z.Petritsch e shpjegon se „një ide të tillë edhe unë përkrahi sepse e do të ishte e logjikshme që serbët e Kosovës të privilegjohen ndërsa ata të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të injorohen apo diskriminohen. Ky mosrespektim i këtij reciprociteti mes pakicave në këta dy vende fqinje jo vetëm se është në kundërshtim me normat dhe standardet ndërkombëtare, porse edhe nuk i kontribuon fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së rajonit..“

Kosova e lë përshtypjen se në disa politika të brendshme, nuk është në gjendje të nxjerr vendime dhe për disa gjëra shumë të thjeshta në uniformizmin e tyre si të mvetësishme, apo të luaj rrolin e saj si shtet i pavarur, duke dhënë mëdyshje ndaj skemave të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me përgjegjësitë e shteti ligjor dhe kushtetues të Kosovës.

Gjithashtu, duke u nisur nga pjesa më e rrafshët e të vërtetës së prezentimit, Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, i pranuar nga 112 shtete të botës, duhet ta tregojë rrolin dhe fuqinë e saj në funksion të shtetit dhe Kushtetutës së saj, që të shpreh gadishmërinë e vet, duke mos heqë dorë nga lënda e vet origjinale dhe si fatlume për të marrë vendime serioze në favor të shtetit të vet.

Apo, Kosova e ka pasë fatin e saj të mirë , apo të keq në gjirin e Ballkanit perëndimor, në të cilën do të përballojë laramaninë e rrymave dhe ernave të ndryshme politike e strategjike, për të mbetë në ekzistencën e vet, por nga do që të nisemi, është fat i madh që Kosova të radhitet sot në mes shtetëve të lira demokratike të botës, e cila në rrugën e saj të mundimshme në integrimet europiane, ka mbështetje të veqantë nga SHBA-të, dhe aleatët e saj.

Atëherë, lëvizjet e politikës së Kosovës nuk do të ngathtësohen, por do të përputhën me vertetësinë reale të politikës së brendshme dhe reflektimit të saj nga jashta, si çështje që përcaktojnë rrolin e një shteti demokratik dhe sovran, njëherazi, duke shfrytëzuar të drejtën e saj sipas Kushtetutës dhe ligjëve që përcakton  ky legjislativ i vendit, pa i cënuar të drejtat e asnjërit minoritet në vend dhe as ato fqinjësore. Megjithatë, në gjitha rrjedhat e rëndësishme të politikës dhe strategjive të shtetit të Kosovës, si nga politika e jashtme, poashtu edhe e brendshme, është prezente përzierja e dhelpërisë politike e shtetit të Serbisë, e cila ditë përditë e më shumë po i nxitë dhe po i frynë tensionet politike në mes Kosovës dhe Serbisë, duke e mos përjashtuar edhe destabilizimin e rajonit.

Politika e Serbisë, as sot nuk na jep një signal të dukshëm, se periudha e kohës mesjetare e tyre ka kaluar, e cila mund ti ndanë nga hapi i fundit i luftrave dhe gjenocidit që shkakëtuan ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë ( por jo edhe të shpëtojnë aq lehtë nga dënimet e drejtësisë), apo të dallohen me përpjekjet e tyre për të gjetë një modul tjetër, që udhëheqët me një formulë ndryshe,  që i përketë kohës bashkëkohore, në shërbim të paqes njerëzore dhe stabilitetit mbarë qytetarë.

Qëllimet e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës janë të njohura, por qëllimet e shtetit të Kosovës duhet të jenë të qarta dhe kompakte ndajë predentimëve dhe shantazheve të mundshme, që paraqet dhe disponon fqinji i saj Serbia, me politikat e dukshme dhe ato të padukshme, që ka në agjendat e veta për Kosovën dhe shtetin e saj, së cilës po i kontribuon edhe putinizmi i Rusisë.

Kosova dhe shteti i saj ka nevojë dhe duhet hapur dyert për miqë dhe aleatët e saj perëndimor, që kanë treguar edhe më herët qëndrimet e tyre dhe e kanë mbështetur Kosovën në situata të rënda, poashtu edhe sot të pranojmë këshillat e tyre, por në anën tjetër shteti i Kosovës, duhet të ruaj interesat e veta shtetërore dhe ti shfrytëzojë kopetencat e veta që ka në bazë të Kushtetutës së vet, si një shtet sovran dhe i pavarur dhe në marrjen vendimëve që i takojnë.

Serbët e Kosovës dita-ditës po e kuptojnë realitetin

Goran Marinkoviq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë se nuk e ka të qartë nëse serbët do të mund ta realizojnë këtë të drejtë.

“Pavarësisht që zgjedhjet këtu në Kosovë janë vënë në pikëpyetje, po megjithatë, nëse mbahen, sigurisht që do të dalim dhe do ta mbështesim kandidatin më të mirë. Presim që ai kandidat të punojë për të mirën e bashkësisë serbe në Kosovë, por edhe për interesin e të gjitha bashkësive që jetojnë në Kosovë”.

Por, disa qytetarë të Graçanicës thonë se janë të lodhur nga zgjedhjet.

Radojka Deniq, qytetare e Graçanicës, thotë se nuk e ka ndërmend të dal të votojë për zgjedhjet presidenciale serbe.

“Nuk më shkon ndër mend të votoj. Për kë të votoj? Nuk do të votoj për askënd”, tha Deniq.

Miroslav Jorgiq, qytetar i Graçanicës, vlerëson se është e pakuptimtë situata në të cilën gjenden serbët.

“Në zgjedhje do të dal. Por nuk do të votoj për askënd. Nuk më duhet kjo, sepse nuk mund kjo të jetë ‘nëna Serbi’, ndërkaq unë jetoj në Kosovë”, tha Jorgiq.

Por, si mund të shihet marrëdhënia e serbëve të Kosovës me shtetin e Serbisë dhe me shtetin e Kosovës, në të cilin jetojnë?

Maksimoviq e vlerëson si marrëdhënie jonormale.

“Kjo është ndoshta një marrëdhënie goxha skizofrenike, kur funksionon në një sistem dhe je i kushtëzuar nga ligjet e atij sistemi. Në anën tjetër, ekziston një lojalitet tradicional ndaj sistemit nën të cilin ti më nuk funksionon”

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë autokton, e jo “ardhacakë” në këto troje të tyre stërgjyshore, të banuara më shqiptarë qysh nga kohërat e lashta të periudhës iliro-romake.

Kurse, Medvegjën atëbotë u përfshi në kuadër të Serbisë.

Arsyetimi i politës serbe para Europës ishte se nuk është fjala për spastrim etnik, meqë deklaronte se ishin shpërngulur “turqit” e ardhur me pushtimin otoman të Serbisë.

Në vitin 1912, me Luftën e parë dhe të dytë Ballkanike, Serbia vazhdoi spastrimin etnik nga viti 1878 dhe pushtoi Kosovën, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë, me të njejtin arsyetim se po shpërnguleshin “turqit”, por kësaj radhe edhe shqiptarët “ardhacakë nga Shqipëria”.

Pra, historiografia serbe ishte shumë aktive dhe, sa duket, arriti ta bindë Europën e krishtere se po bënte spastrimin e kësaj pjese të Europës nga elementi turko-musliman dhe nga shqiptarët “ardhacak nga Shqipëria”, shumica prej të cilëve ishin poashtu myslimanë.

Ngatyrisht se Kongresi i Berlinit në vitin 1878, i kryesuar nga Bizmarku, bir i një nëne serbe, karshi Turqisë së sfilitur, i siguroi Serbisë të kaloj “pa therrë në këmb” para drejtësisë europiane e botërore.

Edhe pas gjenocidit e masakrave të tmerrëshme të vitit 1912, të cilat “de jure” ishin luftë kundër Turqisë, kurse “de facto” ishin gjenocid ndaj shqiptarve dhe grabitja e tokave, shtëpive e katandive shqiptare dhe dëbimi i tyre i dhunshëm për Turqi dhe Lindjen e Afërt, në Siri, Jordan, Egjipt, etj. duke krijuar koloni të tëra muhaxhirësh shqiptarë atje.

Jugosllavia socialiste e J. B. Titos e vazhdoi avazin e politikës gjenocidale serbe ndaj shqiptarve në përgjithësi, e sidomos të atyre të Luginës së Preshevës dhe atyre të Maqedonisë, duke përtrirë kështu Elaboratin famëkeq të Akademikut serb, Vaso Çubrloviqit të vitit 1938, si Konventën e Mbretërisë së Jugosllavisë të Aleksandar Karagjorgjeviqit për shpërnguljen dhe dëbimin e dhunshëm të shqiptarve në Turqi, realizimin e të cilit e ndëpreu Lufta e dytë Botërore (1939-1945).

Në vend të ekspeditave ushtarake, Tito e përdori Aleksandar Rankoviqin, i cili nga viti 1953 ishte Zëvendës i Titos, si Zëvendëskryetar i Republikës në RFPJ dhe shef i UDB-së famëkeqe, për dëbimin e shqiptarve në Turqi me masakrat e organizuara ndaj tyre në “aksionin për grumbullimin e armëve” që u zbatua egërsisht dhe duke përdorur metodat e torturat më çnjerëzore e kriminale ndaj tyre. Në këtë mënyrë i detyroi mbi gjysëm milioni shqiptarë të shpërngulen dhunshëm në Turqi dhe gjithandej në Lindjen e Afërt, në Europën Perëndimore, në Amerikë e Australi, etj.

Në korrik të vitit 1966, Tito e shkarkoi Aleksandar Rankoviqin nga të gjitha postet politike, meqë e kishte rrezikuar atë vet seriozisht jo vetëm pushtetin, por edhe ekzistencën fizike e qeverisjen e shtetit nga Tito.

Pasoi periudha postrankoviqiane, e cila siguroi një frymarrje më të lehtë dhe një status më të avancuar politik të shqiptarve me amendamentet e viteve 1968-1971, e sidomos me Kushtetutën e vitit 1974, kur Kosova u avancua si element konstituiv i  federatës dhe nga Statuti i deriatëhershëm si akt më i lartë juridik e ligjor, fitoi Kushtetutën.

Por, me demostratat e vitit 1981 i dhanë fund periudhës zhvillimore të Kosovës dhe, sa duket, idilës së ruajtjes së “vëllazërim-bashkimit” ideologjik shqiptaro-serb, kurse në vitet e 90-ta edhe të atij jugosllav, siç porosiste Tito: “si drita e syrit”!

Kurse, komunistët shqiptarë në krye me Fadil Hoxhën, e sidomos me Azem Vllasin ambicioz, të etshëm për karrierë politike e pushtet, të ndihmuar nga një pjesë e konsiderueshme e “inteligjencës komuniste” të kohës, u bënë me ose pa vetëdie, me apo pa vullnetin e tyre, argatë të përulur e servilë ndaj sllavokomunistëve të përbetuar antishqiptarë, në luftën e tyre të shenjtë “Kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”.

Me bindjen e tyre naive dhe devotshmërinë e verbër ndaj ideologjisë komuniste ose ndonjëri prej tyre, thjeshtë për arsye dhe ambicie karrieriste, ata bënë kërdinë mbi inteligjencën dhe mbi vlerat më sublime kombëtare shqiptare, duke e filluar me “heqje kokash të indoktrinuara me nacionalizëm e irredentizëm shqiptar” në Universitet, shkolla e ndërmarrje ekonomike, dhe duke përfunduar me shkatërrimin definitiv të autonomisë së Kosovës, me marshimin triumfal të nacionalsocializmit apo fashizmit serbomadh, në krye me Hitlerin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin.

Kështu, më në fund u këndellën shqiptarokomunistët kokëshkretë, se mori fund ëndrra e tyre makabre dhe argatllëku e servilizmi i tyre poshtrues e jokurrizor ndaj sllavokomunizmit antishqiptar apo “dreqit të zi”, kundër shqiptarizmit, duke i falemnderuar tërbimit gjenocidal shkurtpamës serb kundër shqiptarve, që i kishte futur të gjithë shqiptarët “me një thesë”, pa i diferencuar dhe pa i ndarë e klasifikuar ata në “shqiptarë të ndershëm” dhe “irredentistë”, siç bënin dikur komunistët.

Kështu, befasisht u gjetën në të njejtin kosh “xhelatët dhe viktimat” e dikurëshme shqiptare: Azem Vllasi me shokët e vet komunistë dhe “irredentistët” e “kundërrevolucionarët” që vuajtën denimet kapitale e jonjerëzore nëpër kazamatet e tmerrëshme të Jugosllavisë dhe sidomos në ato të Serbisë!

Kjo periudhë millosheviqiane zgjati deri në vitin 1999, kur Kosova u çlirua nga Serbia me bombardimet e NATO-s,  me luftën e UÇK-së dhe me rrezistencën stoike kombëtare të shqiptarve.

Por, Lugina e Preshevës pas vitit 1999 mbeti jashtë Kosovës, nën regjimin antishqiptar të Serbisë, edhepse bëri rrezistencë dhe luftë të armatosur të UÇPMB-së gjatë viteve 2000-2001.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbetën të zhgënjyer e të dëshpruar nga fati i zi dhe nga gazepi e dhuna e pushtetit antishqiptar të Serbisë, që nuk iu hoq qafe ashtu siç e patën fatin vëllezërit e tyre shqiptarë në Kosovë.

Por, periudha e pas vitit 1999 dmth e çlirimit të Kosovës nga Serbia, e sidomos ajo pas shpalljes së Pavarësisë së Republikes së Kosovës më 17 shkurt 2008, shqiptarve të Luginës së Preshevës në raport me Kosovën, mjerisht, shënoi zhgënjim dhe trishtim edhe më të madh se sa nga komunistët e Titistët e dikurshëm.

Tragjikomedia dhe fati ogurzi i tyre kishte të bënte me “paaftësinë” dhe pamundësinë e mirëkuptimit të shqiptarve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nga politikbërja dhe performansa antishqiptare postrugoviane klasës politike të  “patriotëve” shqiptarë, të pozitës dhe opozitës, me disa përjashtime të vogla.

Duke filluar nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënshkrimi nga ana e tij të Marrëveshjes Kosovë-Serbi të 19 prillit 2013, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, në Bruksel, pa Luginën e Preshevës, si dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së 25 gushtit 2015 nga kryeministri Isa Mustafa, me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë të BE-së, zonjës Frederica Mogherini, Republika e Kosovës nënshkroi tradhëtinë kombëtare ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës.

Por, e vërteta është se me këtë Hashim Thaçi e Isa Mustafa e tradhëtuan edhe vet Sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe të mbarë Shqiptarisë. Kështu, ata tradhëtuan edhe më zi interesat e shqiptarve seç e bënë dikur komunistët shqiptarë.

Pra, “patriotët” shqiptarë të Kosovës së lirë dhe të Pavarur, në krye me kryeministrin e dikurshëm dhe Presidentin e sotëm, Hashim Thaçin, si dhe me kryeministrin Isa Mustafa e shitën apo e tradhëtuan kauzën e shqiptarve të Luginës së Preshevës në Bruksel, mbase më keq dhe më zi se komunistët dhe titistët kosovarë në krye me Azem Vllasin e Fadil Hoxhën.

Derisa komunistët edhe mund t’i kuptonim disi, meqë këtu ishte Serbia me ushtrinë, policinë dheUDB-në famëkeqe e makabre, kur politikanët dhe populli nuk ishin të sigurtë nga “terri i natës” dhe se a do t’i çelë drita të gjallë dhe as çka sjellë dita e nesërme, duke u sjellur çdo ditë në arkivole djemtë e ri nga ushtria.

Prej këtij fati nuk ishte i sigurt dhe imun as Azem Vllasi dhe komunistët e tjerë shaiptarë, i cili u burgos dhe nuk e dinte se a do të shpëtoj as ai vet, e as familja e tij.

Por, tani, në shekullin XXI që nuk e kemi policinë, ushtrinë e as UDB-në famëkeqe dhe shtetin e Serbisë në Prishtinë e as në Kosovë, e duke e pasur madje edhe KFOR-in dhe FSK-në, prej kujt u friguan, vallë, Hashim Thaçi e Isa Mustafa që e nënshkruajtën, me mend në kokë, pa fije turpi e ndërgjegje kombëtare e njerëzore aktin e tradhëtisë ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës në Bruksel.

SHPËRNDAJE