Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka mund të transferohet në Barcelonë.

 

Ylli i Baselit ka zgjuar interesim nga gjiganti katalan, shkruan “Sportskeeda”.

 

Tentimin për Xhakën skuadra spanjolle do ta bëjë gjatë miniafatit kalimtar të dimrit, pasi nga ekipi pritet të largohet Aleix Vidal dhe në pozitën e mbrojtësit të djathtë do të mbetet vetëm Sergi Roberto, përcjell “lajmi.net”.

 

Xhaka është i lidhur me Baselin deri më 2021.

 

Ai ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat gjatë këtij edicioni.

 

SHPËRNDAJE