Manchester United e ka gjetur pasardhësin e Wayne Rooneyt.

 

“Red Devils” janë të interesuar për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, raporton “Daily Telegraph”

 

Jose Mourinho beson se reprezentuesi francez do të ishte zëvendësues ideal për Rooneyn i cili ka hyrë në vitet e fundit të karrierës në “Old Trafford”, përcjell “lajmi.net”.

 

Por, për transferimin e Griezmannit, Manchester United duhet të paguajë plot 101 milionë euro. 

 

SHPËRNDAJE