I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimeve që i ka pasur dje me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe liderët e partive opozitare, sot do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se kryeministri Kurti do të ketë takim të enjten me emisarin amerikan Gabriel Escobar.

Dje emisari Escobar takoi të parën presidenten Vjosa Osmani në vizitën zyrtare të nisur në Kosovë. Në orën 10:00 ai arriti në Presidencë ku zhvilloi takimin me Osmanin, me të cilën më vonë doli në konferencë për media.

Në krye të fjalimit të tij, Escobar i kushtoi disa fjalë presidentes që duket se ishin mesazh për kryeministrin. Atë e quajti garantuesen kryesore të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

SHPËRNDAJE