Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë Nemanja Staroviq ka theksuar se zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit mund të interpretohet vetëm në mënyrë të kushtëzuar si lajm i mirë për Serbinë.
“Është një lajm i mirë, kushtimisht, pikërisht për shkak të një manipulimit të tmerrshëm që është bërë që dje nga Prishtina dhe sponsorët e saj ndërkombëtarë, ku ky hap pak i vonuar dhe i nënkuptuar po përpiqet të paraqitet si një lloj hapi i madh përpara dhe koncesion ndaj komunitetit serb dhe Serbisë, e cila meriton një lloj çmimi të madh nga bashkësia ndërkombëtare përkundër të gjitha lëvizjeve të tmerrshme dhe të tmerrshme që ka bërë Kurti në tre vitet e shkuara”, tha Staroviq.
Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar dje se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë pronën Manastirit.
“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.