Një tërmet i ndodhur në 04:06 të ditës së enjte ka zgjuar nga gjumi qytetarët e Malit të Zi.
Kështu raportojnë mediat atje, sipas të cilave, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.
Ndërkohë siç vë në pah Vijesti.me, Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, dhe vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca është midis 5.1 dhe 5.4 gradë.