Prishtinë, 28 shkurt -Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Seanca ka nisur me një orë vonesë, për shkak se disa nga deputetët ishin duke u kthyer nga vizita në Malin e Zi, raporton aghjncia e lajemeve “Presheva jonë” duke shtuar se sot Kosova ja hunin ja tirqit, proces ky i cli nese miratohet hap dyeer te e vendit drejt ingrimeve, liverlaizmit te vizave, ndytshe pason izolimi total…

Në Kuvend janë vetëm 67 deputetë

Seanca për demarkacion e paraparë të mbahej në ora 10:00, është shtyrë për një orë, ndërkaq disa deputetë pozitë, opozitë tashmë gjenden në sallën e Kuvendit.

Koalicionit qeverisës i nevojiten edhe dy vota për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa në anën tjetër Lista serbe, parti kjo pjesë e koalicionit mungon në Kuvend.

Nuk ka informacione nëse Lista serbe do të jetë e pranishme në seancë për demarkacion, shkruan “Bota sot”.

Kjo e fundit, kishte pasur qëndrim kundër demarkacionit.

Molliqaj diskuton me deputetët e LDK-së

Në sallën e Kuvendit të Kosovës, ka hyrë edhe deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj.

Ai nuk është parë duke u përshëndetur me depuetetët e tjerë të VV-së, mirëpo me deputetët e LDK-së.

Deputetët ende janë në pritje për të nisur seanca, ku pritet të votohet Marrëveshja e Demarkacionit.

SHPËRNDAJE