Artiste nga mbare trevat shqiptare kane interpretuar për tre ditë me radhë në qytetin e Bajram Currit, në edicionin e dhjetë të Sofrës Dardane. Stadiumi i lojërave me dorë, qe u mbush çdo natë me mbi 10 mijë spektatorë, por dhe sheshet dhe rrugët e Bajram Currit, u pushtuan nga artistët e ardhur qe nga Çamëria e deri në Luginën e Preshevës, shqiptarët e Maqedonisë e ato Malit të Zi. Kënga çame e vallja e Tetovës morën duartrokitjet me te zjarrta.Me interes u ndoq edhe interpretimi me lahute i artisteve te Malit te Zi, qe ruajnë me fanatizëm veshjen e xhubletës. Nata finale ishte pasuruar me surpriza e vlerësime për emra te mëdhenj te artit shqiptar. Në këtë natë, Nexhmije Pagarusha u shpall edhe “Qytetare Nderi” e Bajram Currit

SHPËRNDAJE