BE e SHBA: Të nxitohet me sistemimin e qeverisë e më tej me reformat

Në Greqi fituan konservatorët proeuropian të Demokracisë së Re dhe Europa e Gjermania janë të gatshme të zbusin kushtet me qëllim që Athina të krijojë një qeveri të menjëhershme duke shmangur dyshimet e shkaktuara nga lideri i PASOK i cili flet për një koalicion në katër të vështirë. Por as Europa dhe as SHBA nuk kanë për qëllim të ndërhyjnë në problemet e formimit të qeverisë së re helene ndërkohë që kanë shtuar presionet mbi vendin që të nxitojë të sistemojë qeverinë me shpejtësi për të vijuar më tej me reformat e akorduara për paketën e dytë të shpëtimit. Liderët e BE dhe të Europës kanë përshëndetur zgjedhjen e grekëve ditën e diel duke vlerësuar kështu edhe përpjekjet e tyre. Por ndërkohë kërkojnë formimin sa më të shpejtë të ekzekutivit të ri dhe vetëm atëherë trojka ndërkombëtare do të kthehet në Athinë për të vlerësuar progreset mbi llogaritë publike. Nga ana e saj FMN është shprehur e gtashme ta mbështesë qeverinë e re greke.
Ndërkaq për të treguar se Gjermania mbetet përkrahë Greqisë kancelarja gjermane Angela Merkel ka telefonuar fituesin e Demokracisë së re Samaras për t’i kërkuar atij të respektojë detyrimet. Ndërsa socialisti francez Francois Hollande i ka telefonuar liderit të Pasok, Venizelos për të mësuar për kalendarin e ri të qeverisë e ndosha edhe për të nxitur një formim sa më të shpejt të koalicionit. Edhe Shtëpia e Bardhë kërkon të sigurohet se Greqia nuk do të përfundojë në një kaos të ri. Shpresojmë që zgjedhjet të sjellin me shpejtësi një formim të një qeverie të re, deklarohet nga administrata e Obamës, e bindur se është në interesin e të gjithëve që Greqia të qëndrojë në Eurozonë duke respektuar refromat dhe për këtë SHB sigurojnë mbështetjen e tyre. Ka qenë e menjëhershme përgjigja e Samaras i cili ka deklaruar nga kanali CNBC: Jemi të ankoruar në Euro. Gjermania nga ana e saj ka folur për një rishikim të kohës së reformave nga ana e Athinës, por me kusht që të mos preken përbërësit e saj.

SHPËRNDAJE