Një histori jo e zakonshme ka ndodhur në Feldkirch të Gjermanisë. Një dhëndërr nuk arrinte dot ta mbante veten për të bërë siç duhet ceremoninë e dasmes dhe në fakt preferoi të shkojë pas kamerieres së vendit ku kishin prenotuar ceremoninë. Që të dy u futën në një ambient të fshehtë dhe kryen marrëdhënie seksuale vetëm pak orë përpara se sa të dhëndrri të shkonte për të bërë betimin e rastit për besnikëri. Asgjë nuk do të mund të mësohej nëse babai i nuses nuk do ti gjente rastësisht duke kryer marrëdhënie seksuale. Babai i vajzës u alarmua menjëherë duke fikur muzikën, shpërndau të ftuarit dhe anuloi gjithçka pa sqaruar se çfarë kishte ndodhur. Nusja shkoi menjëherë në zyrën e gjendjes civile për të kërkuar divorcin por kjo ju refuzua pasi duhet të qëndrojë edhe gjashtë muaj me bashkëshortin e saj sipas ligjit australian.

SHPËRNDAJE