U mbushën 16 vjet nga dita e kobshme, kur plumbat e tradhtisë, nga një pritë tinëzarë, u shkrepën mbi trupin e Fetah Rudit, veprimtarit të shquar dhe atdhetarit demokrat, bashkëpunëtorit të Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova dhe liderit themelues të LDK në trevën e komunës së Malishevës.
Ishte një ngjarje e zezë nga duart e zeza të tradhtisë, të cilat e qëlluan trupin e Fetah Rudit dhe që nëpërmjet tij kishin për qëllim të vrasin idealet liridashëse të shqiptarëve të Kosovës, kishin për qëllim të vrisnin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kishin për qëllim të vrisnin jetën dhe përparimin e popullit shqiptar të Kosovës, kishin për qëllim ta vrasin ëndrrën e të rënëve nëpër frontet e luftës çlirimtare, e kishin për qëllim ta vrasin ardhmërinë e Kosovës, e kishin për qëllim që ta ndalnin ecjen e shqiptarëve të Kosovës. Dhe ndodhi ngjarja e zezë nga e cila qe 16 vjet burri i madh i Llapushës nuk mund të ecën me këmbët e tij, Qe 16 vjet Fetah Rudi bën jetën në karrocën e invalidit. E trishtueshme padyshim, mirëpo, trishtim krenar, sepse, Fetah Rudi është heroi që ka dal më i fortë se shkrepja tinëzare e plumbave nga duart e tradhtisë, që ia kanë sakatuar trupin, por, jo idealet atdhetare të Fetahut që, edhe pse nuk mund të ecën me këmbët e tij, fluturon si një shqiponjë me forcën e zemrës së zjarrte dhe bardhësinë e mendjes së ndritur duke shprehur fuqishëm forcën e atdhetarisë së kristaltë, ashtu siç qëndrojnë kolosët e vërtetë pas stuhive të egra, që i përballojnë dhe dalin dhe qëndrojnë triumfalë duke ua shqyer maskat dhe duke ua nxjerrë në dritë mjerimin të gjitha llojeve të tradhtive të djeshme e të sotme. Ky është Fetah Rudi, biri besnik i popullit dhe heroi i gjallë i historisë së re të Kosovës, të cilit, i përkulem me shumë respekt dhe dashuri të përbotshme dhe me mburrje që kam pasur fatin ta kem mik e shok dhe bashkëveprimtar, me shumë adhurim për qëndresën burrërore, Fetahut i uroj jetë të gjatë dhe të gëzueshme. Sinqerisht, Skënder Zogaj.15542415_1288641381157915_551060003483620671_n15541270_1288642721157781_8972549471044306038_n

 

SHPËRNDAJE