xhamia-660x330Është manipulim i rradhës me donatorët e diasporës,, muftijsko presevsko” me këtë keqpërdorim skandaloz tregon dinakërinë dhe papërgjegjësinë që ka ndaj popullatës.

Këshilli i bashkësisë Islame në Preshevë shumë herë ka informuar opinionin e Komunës së Preshevës për parregullsitë që janë brenda ,, muftijsko presevsko”. Personat që mbajnë pronën e uzurpuar të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë po e keqpërdorin edhe më tej pronën dhe funksionet e tyre për përfitime, njfotn agjencia e lajemeve “Presheva Jonë” duke ju referuar nje njoftimi nga Këshilli i bashkësisë Islame në Preshevë.

Rasti i fundit është kur administrata e ,,muftijsko presevsko” dhe i vetshpalluri Fikret Limani ka keqpërdorur vulën e Bashkësisë Islame të Kosovës në pagesat e kurbanave prej diasporës.

Ai ka bë thirrje në diasporë me e ndihmue ,, muftijsko presevsko” por tek ata është paraqit kinse përfaqësues i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, sepse dihet që populli jonë nuk është i interesuar të jetë argat i Novi Pazarit.

Po kjo administratë ka bë pagesë me vulë të pavlefshme të vulave të mëparshme të KBI Preshevë, të cilat me vendim të datës 22.06.2016 , nr 791/16 prej Kryesisë së Bashkësisë

Islame të Kosovës në Prishtinë janë shpallur të pavlefshme. Në dokumentin e siguruar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë shihet qartë për pagesën e kurbanave të ardhura nga xhamia Mesxhidi Aksa e Leverkusenit, Gjermani, që faktura e dhënë është në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, që nuk është përfaqsues i saj. Por është manipulim i rradhës me donatorët e diasporës,, muftijsko presevsko” me këtë keqpërdorim skandaloz tregon dinakërinë dhe papërgjegjësinë që ka ndaj popullatës.

Kjo është shkelje e rëndë dhe e dënueshme me ligj.docislam

SHPËRNDAJE