Reportohet se janë ndaluar luftimet në qytetin sirian, Alepo pasi palët ndërluftuese në Siri janë pajtuar për një armëpushim të ri për të mundësuar evakuimin nga zona e vetme që ka mbetur në kontrollin e rebelëve.

Burime brenda luftëtarëve rebelë thonë se armëpushimi ka hyrë në fuqi dhe evakuimi ka nisur më 15 dhjetor. Ndërsa burimet brenda ushtrisë siriane dhe lëvizjes pro qeverisë së Sirisë, Hezbollah thonë se përgatitjet për evakuim janë në proces e sipër.

Organizata me seli në Londër, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut më pas ka thënë se konvoji i parë me njerëz që kanë nevojë trajtim mjekësor ka filluar të largohet nga Alepo lindore.

Marrëveshja e parë për evakuimin e rebelëve dhe civilëve e arritur në mes të Turqisë dhe Rusisë është shkelur më 14 dhjetor. /Shqipëriaime.al

SHPËRNDAJE