Gjenevë/ITU, 15 dhjetor   -“Kosova ka fituar kodin telefonik +383.” eshe ky lajmi i cili sot ka bere jehone ne portalet kosovare pa shkruar ne hollësi per origjinen e këtij kodi dhe kush fshihet verete pas tij, të cilin kod nuk e pranon ITU ne Gjenevë.

 

Serbia me kodin telefonik fiton njohjen shtrirjen e shtetësisë mbi nje shtet tjeter ?

Në fakt disa media ne Kosove duke ju referuar deklaratave te Edita Tahirit , kane shkruar se “kodi ju eshte dhene nga ITU”. Por zyrtaret e Unionit Nderkombëtar te Telekomunikacionit me seli ne Gjenevë kane demantuar përmes agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicër. Sipas tyre ITU nu ka dhene kodin  383 e as kurrafare kodi, siq flet zonja Tahiri.

“Kod i Kosoves me shifren 383 siq po thuani ju, mund t ju konfirmojme  ne emër te Unionit Nderkombëtar teTelekominikacionit  se ky kod nuk eshte dhene nga ITU. Prandaj, per me shume  ju mund te pyetni Tahirin dhe Gjuricin se ku e kane marrur kodin qe ju po flisni..”  ka thënë sot, shefi për komunikim me mediat në selinë e UIT-së në Gjenevë, Dimitry Leger për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”.

Sipas zyrtarit te ITU ne Gjenevë “nëse ky kod qenka dhene nga ITU, pse atëhere Prishtina zyrtarer nuk beri marrëveshje me ITU ne Gjeneve po me Beogradin.?..” Kjo duket se nu do komente dhe ska cfarer te zbulohet se i kujt eshte ky kodi nëse vete znj.Tahiri ka thenë se “është arritur marrëveshja për kodin telefonik shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.”

Një zyrtaret e kesaj organizate ndërkombëtar në Gjenevë duke folur për kodin e telefonisë kane pohuar se nuk është hera e parë se disa nga Prishtina manipulojne me emrin UIT-së,. Fundja nëse, ne ja kemi dhene kodin e Kosoves, atëhere pse ne ta fshehim nje gjë të tilë?!. Ne, me kenaqesi do te njoftonim zyrtarisht nje lajm të tillë. UIT për momentin nuk është i involvuar për kodin e telefonisë në Bruksel dhe Prishtina e din fort mire se UIT jep kode ndërkombëtare vetëm atyre vendeve që janë anëtare të organizates sone ”

Per fund, nje ekspert tjetër nderkombërtar ne Gjenevë,  njohes i mire i zhvillimeve ne Ballkan sidomos ne Kosovë qe ka ndjekur me vemendje aferen e telekomit serb ne Kosove ne bisedimet e Brukselit ka pohuar për “Presheva jonë” se “Serbia me kodin telefonik fiton njohjen shtirjes së shtetësisë mbi nje shtet tjetër ?!..” Ne anen tjeter autoritetet serbe shrtirjen e kodit serbe ne Kosovë e kane konsideruar si dicka “historike”?!

SHPËRNDAJE