Sekretari i Federatës së Futbollit Shqiptarë, Ilir Shulku, në një prononcim për “Presheva Jonë” ka thënë se mjetet e dërguara nga UEFA për federatën tonë, por edhe të gjitha federatat e Evropës janë të destinuara për projekte dhe emergjenca, të cilat vlerësohen nga federatat, jo, sigurisht jo për klubet, ka thënë Shulku.

“UEFA në kuadër të praktikave të veta, ka një fond të paraparë, në të cilin mund të marrin pjesë federatat me anë të projekteve, e pastaj nëse ato projekte fitohen, ato implementohen nga ana e federatave përkatëse.
Kësaj rradhe, për shkak të virusit Covid19, UEFA ka vendosur që ato mjete që do të duhej të ndaheshin me projekte, tash të ndahen proporcionalisht dhe për të gjitha federatat, si dhe të jetë nën patronatin e federatave përkatëse që të shpenzohen, në varësi të nevojave.
UEFA mjetet prej 4.3 milion euro nuk i ka dhënë për t’ua shpërndarë klubeve. Ne si FSHF, më herët iu kemi ndarë futbollistëve paga, për shkak të vështirësive që ka sjellë virusi Covid19, por edhe sikur të mos kishim ndarë, do të ishte nën patronatin e federatës se ku t’i destinonin ato mjete. Jo, në FSHF nuk është kërkuar nga klubet e SuperLigës por nga asnjë klub që ato mjete të u ndahen, por, sic e paska thënë edhe sekretari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, ajo qështje as nuk diskutohet, sepse UEFA ato mjete nuk i ka ndarë për klube, por për projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit”, është shprehur sekretari Shulku.

SHPËRNDAJE