IsuAzizIng1kPreshevë, 22 maj -Sot mbushen shtatë vjet që ishte bere atenta mbi deputetin shqiptar te komunes se  Preshevës Ing.Isuf Azizit , biznesmen dhe humanist  i njohur per vepra humane jo vet ne Luginen e Presheves por edhe me gjere,ne Kosove e Shqiperi, perkujton agjencia e lajmeve “Presheva jone”

Perkunder insistimit te familjarëve te te ndjerit Azizi per te ndriquar rastin, deri tash, as pas 7 vitesh nga atentati asgje s eshte bërë nga pushteti serb jo se jo, por as nga kreu i partise (PVD) se ciles i takonte, perveq ndonje deklarate per sy e faqe edhe ate ne prag të zgjedhjeve!

 

IngIsuf-AziziRAHOVICA1122Pra, sot u mbushën   shtatë vjet (22 maj 2009) nga vrasja e deputetit dhe biznesmenit të njohur të Kosovës Lindore ing. Isuf Azizi, drejtor i NDPB “Valoni-Petrol” (Preshevë-Prishtinë). Mediat shqiptare para shtatë vitesh në Kosovë, Shqipëria e gjithkah bashkë me agjencitë botërore dhanë shpejt lajmin se është vrarë në pritë në mënyrë tinëzare në një atentat ndaj ing.Isuf Azizi, deputet, humanitar dhe një biznesmen i njohur në Kosovën Lindore që ishte drejtor i NDPB “Valoni-Petrol” (Preshevë-Prishtinë).

Të shtojmë se autoritet aktuale serbe ndoshta mund të kenë informacione për vrasësit e deputetit dhe humanistit të shquar preshevar Isuf Azizi (nga Rahovica). Por heshtja e autoriteteve serbe në Beograd dhe atyre lokale (në Preshevë), sipas “Presheva Jonë”, ndaj rastit Azizi dhe mos arrestimi i kriminelëve që shtien në deputetin shqiptar, flet shumë qartë se kush mund të qëndrojë pas këtij akti kriminal, aq më tepër kur dihet se drejtues të shtyllave kryesore të shtetit serb janë ende bashkëpunëtorët dhe kuadrot e Milosheviçit, siç kanë raportuar së fundit agjencitë botërore.

Sidoqoftë, sikur t’mos kishte qenë humanitar, patriot apo kontribues i lirise dhe popullit shitare ne Lugine e Kosove,  sigurisht do të ishte zbuluar dora e zezë, kriminelët që shtien në deputetin shqiptar Ing.Isuf Azizin i cili i bëri rezistencë dhe nuk lejoi të birin e kryekriminelit serb Milosheviqit, Markos të investoj dhe të hapte bizneset e tija në Kosovën Lindore. Por pas vrasjes se deputetit shqiptar Azizi, i biri i krimineli , Miloshevicit, përmes disa shqipfolësve ia arritit te investoj dhe  futet në Preshevë me bizeset e tija?!

 

GAZETA SHQIP – SHQIPËRI

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/05/24/tre-vjet-nga-vrasja-e-deputetit-isuf-azizi-autoret-ende-te-paidentifikuar/

 

GAZETA BOTA SOT – KOSOVË

http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=169234

 

SHPËRNDAJE